Koçiu në Nju Jork: Prioritet, buxhetimi i përgjegjshëm gjinor
Buxhetimi i përgjegjshëm ndaj barazisë gjinore, si një qasje transformuese drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të barabartë
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Republikës së Turqisë, Mahinur Özdemir Göktaş, bashkëdrejtuan diskutimin me temë “Buxhetimi i përgjegjshëm ndaj barazisë gjinore, si një qasje transformuese drejt një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të barabartë”, në Nju Jork.
Koçiu u shpreh se për Shqipërinë, buxhetimi i përgjegjshëm gjinor nuk ka qenë vetëm një mjet, por është një qasje transformuese që siguron që proceset tona të punës të pasqyrojnë angazhimin tonë për barazinë gjinore dhe fuqizimin e të gjithë anëtarëve të shoqërisë sonë.
“Gjatë fjalës sime theksova se duke vazhduar t’i japim prioritet buxhetimit me ndjeshmëri gjinor, ne mund të ndërtojmë një shoqëri më gjithëpërfshirëse për të gjithë”, tha ajo. (ATSH)