Koçiu në OKB: T’i jepet fund dhunës me bazë gjinore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu iu drejtua sot me një fjalë Sesionit të 68-të të Komisionit për Statusin e Gruas në OKB.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu iu drejtua sot me një fjalë Sesionit të 68-të të Komisionit për Statusin e Gruas në OKB.

Në fjalën e mbajtur në këtë sesion, Koçiu nënvizoi të gjitha nismat dhe angazhimet konkrete të ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe MSHMS për fuqizimin e grave në të gjitha sferat e jetës publike, sociale dhe ekonomike bazuar edhe në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim dhe Strategjinë Kombëtare për Barazinë Gjinore.

“Prioriteti ynë është që t’i jepet fund dhunës me bazë gjinore”, tha ministrja.

Po ashtu, Koçiu renditi si prioritete edhe mbylljen e hendeqeve gjinore në tregun e punës, rritjen e pjesëmarrjes së barabartë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, adresimin e pagës gjinore, mbylljen e hendekut të kujdesit gjinor dhe rritjen e përfshirjes së grave në vendimmarrje dhe në politikë.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…