Vangjel Tavo emërohet Prefekt i Vlorës
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Vlorës, Flamur Manaj.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Vlorës, Flamur Manaj.
Manaj e mbajti këtë post prej nëntorit të 2017-ës.
Po ashtu Këshilli i Ministrave emëroi në postin e Prefektit të Qarkut të Vlorës, Vangjel Tavon.
Vangjel Tavo ka qenë deputet i Gjirokastrës në disa legjislatura, si dhe ka mbajtur postin e ministrit të Shëndetësisë në periudhën 2012-2013.