Hasani në Budapest: Integrimi rajonal, faktor kyç për të ardhmen tonë

Humbja e Ballkanit Perëndimor nuk është një opsion për Bashkimin Evropian, pasi kjo do të dëmtonte seriozisht kredibilitetin e tij.


Humbja e Ballkanit Perëndimor nuk është një opsion për Bashkimin Evropian, pasi kjo do të dëmtonte seriozisht kredibilitetin e tij.

Kështu u shpreh ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, në fjalën e tij në Akademinë Diplomatike të Budapestit, ku foli rreth perspektivës së Shqipërisë për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hasani theksoi se, sot rajoni e gjen veten në një moment veçanërisht të paparashikueshëm dhe se, sipas tij, integrimi në BE është garancia e vetme për një Ballkan Perëndimor paqësor, të sigurt dhe të begatë.

“Roli i Shqipërisë në promovimin e bashkëpunimit rajonal përmes Procesit të Berlinit, angazhimi i saj me “armiq historikë”, edhe në rrezik të kostove politike brenda vendit dhe ndërmjet shqiptarëve në rajon, është i njohur gjerësisht dhe dëshmon angazhimin tonë në idenë e nxitjes së bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”, tha ai.

Kryediplomati shqiptar nënvizoi gjithashtu rëndësinë e miratimit të një qasjeje të qëndrueshme strategjike të BE ndaj rajonit tonë dhe integrimit të tij.

“Ne besojmë se integrimi rajonal është një faktor kyç për të ardhmen tonë. Është i qenësishëm për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe është vendimtar për integrimin në BE. Ka një rënie të mbështetjes për procesin e integrimit në BE dhe rënie të besimit në BE. Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ecë përpara dhe gjendja e Bosnje Hercegovinës duhet të trajtohet urgjentisht. Zgjidhja e këtyre dy situatave do të heqë padyshim dy pengesa të rëndësishme në rrugën e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal”, deklaroi ministri në fjalën e tij.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në një vizitë zyrtare në Hungari. Në përfundim të kësaj vizite, ministri Hasani do të niset drejt Spanjës, ku gjithashtu zhvillon një vizitë zyrtare.

Hasani me ministrin francez për Evropën: Avancojmë objektivat e Komunitetit Politik Evropian në samitin e Tiranës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot ministrin francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani me ministrin francez për Evropën: Avancojmë objektivat e Komunitetit Politik Evropian në samitin e Tiranës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot ministrin francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad