Gonxhja: Restaurimi në sitet e trashëgimisë kulturore, duke ruajtur origjinalitetin dhe historinë e gdhendur

Ministri i MEKI ndau në rrjete sociale pamje nga punimet që po kryen në Kishën e Shën Mërisë, Kishën e Shën Mëhillit ; Manastirin e Shën Pjetrit dhe Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja shprehet se, “restaurimi dhe ndërhyrja në sitet e trashëgimisë kulturore në Voskopojë, të kishave të vjetra dhe manastireve është një angazhim i jashtëzakonshëm për të ruajtur pasurinë tonë kulturore”.

Gonxhja ndau në rrjete sociale pamje nga punimet që po kryen në Kishën e Shën Mërisë, Kishën e Shën Mëhillit në Voskopojë; Manastirin e Shën Pjetrit, Vithkuq; Manastirin e Shën Prodhomit, Voskopojë, teksa i cilësoi këto ndërtesa me vlera të veçanta që rrëfejnë historinë e vendit tonë.

“Punimet për mirëmbajtjen dhe restaurimin e këtyre siteve, vijojnë duke ruajtur origjinalitetin dhe kujtesën e shekujve të kaluar me gjithë hijeshinë e tyre dhe historinë e gdhendur”, tha Gonxhja.

Sipas tij, ndërhyrjet e vazhdueshme do të kujdesen për të ruajtur dhe promovuar pasurinë kulturore të Voskopojës.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…