Ambasadori i BE: Një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato përshëndeti vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato përshëndeti vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit.
Ai gjithashtu vlerësoi lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes.
“Mirëpres vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i Bashkimit Evropian ka theksuar vazhdimisht se një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE”, ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në rrjetin social “X”.