Gonxhja: Asistencë ndërkombëtare për hartimin e ligjit për të drejtën e autorit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në MEKI konsulentin ndërkombëtar Francesco Sciacchitano dhe Olga Allemann


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në MEKI konsulentin ndërkombëtar Francesco Sciacchitano dhe Olga Allemann, nga Swiss Federal Institute for Intellectual Property, për projektin ALSIP.

Gonxhja theksoi se, “e drejta e autorit, si një pasuri e rëndësishme, po merr një vëmendje të veçantë, sot gjithmonë e më shumë, kur platformat online po shtrihen gjerësisht”.

“Për Shqipërinë është pjesë e detyrimeve që burojnë nga procesi i anëtarësimit, përafrimi i legjislacionit me Bashkimin Evropian në lidhje me të drejtën e autorit në fushën digjitale, përfshirë edhe rregullimin e platformave elektronike në këtë fushë, brenda vitit 2025”, nënvizoi ministri.

Me këtë reformë, shtoi Gonxhja, “Shqipëria edhe pse nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, planifikon të jetë i pari vend në rajon që zbaton plotësisht direktivat dhe mbron të drejtat e autorëve në fushën digjitale, duke garantuar të ardhura të shtuara për ta, veçanërisht për artistët”.

“Me mbështetjen e projektit Shqiptaro – Sviceran ALSIP (Albanian – Swiss Intellectual Property) është siguruar asistencë me ekspertë ndërkombëtarë për hartimin e dispozitave të ligjit për të drejtën e autorit”, theksoi Gonxhja.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…