Ambasadori Canaj viziton Arkivin e Jugosllavisë
Vizita u fokusua te modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet Arkivave të Jugosllavisë dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, vizitoi Arkivin e Ish-Jugosllavisë.
Ai u prit nga drejtori i Arkivit të Jugosllavisë, dr. Milan Terziç.
Gjithashtu, mori pjesë edhe Dragan Teodosic, arkivist i lartë dhe shef i Departamentit për Publikimin e Materialit Arkivor dhe Bashkëpunimit Ndërarkivor.
Sipas njoftimit të ambasadës, qëllimi i vizitës ishte biseda për modalitetet e bashkëpunimit ndërmjet Arkivave të Jugosllavisë dhe Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, si dhe Arkivit të Jugosllavisë dhe Arkivit Shtetëror të Republikës së Shqipërisë.
Pas takimit drejtori i Arkivit të Jugosllavisë, dr. Milan Terzić shoqëroi ambasadorin në turin njohës në Arkiv.
Ambassador of the Republic of Albania visits the Archives of Yugoslavia
Today the 15th. March 2024 this year Archive of…Posted by Embassy of Albania in Belgrade on Friday, March 15, 2024