Myftiu i Tiranës, Bilal Teqja: Dija është pikënisja e gjithçkaje
Kryeministri Edi Rama ndau sot episodin e 8-të të Sezonit 3, të PodKastit FLASIM të titulluar “Në emër të Zotit, lexo!”.
Kryeministri Edi Rama ndau sot episodin e 8-të të Sezonit 3, të PodKastit FLASIM të titulluar “Në emër të Zotit, lexo!”.
Në këtë episod ishte ftuar myftiu i sapozgjedhur i Tiranës, Bilal Teqja.
Ky episod iu dedikua besimit, teksa jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.
Teqja rrëfeu si iu përkushtua besimit islam, që nga hera e parë kur hyri në xhami në moshën 12-vjeçare dhe gjatë gjithë periudhës së studimeve në shkollat fetare.
Myftiu foli për efektet e agjërimit gjatë Ramazanit.
“Nëse e mendojmë besimin islam si një ndërtesë të bukur, ajo mbahet në 5 shtylla. E para, është fjala. Katër të tjera janë vepra, agjërimi, falja, axhi, zekati. Nga të gjithë adhurimet, agjërimi i Ramazanit është më interior, sepse kultivon sinqeritet, kultivon shpirtin e njeriut, që përmbledh kodet morale që ka njeriu në jetë. Është momenti më i mirë për të kuptuar se çfarë vlerash ke ti si njeri, çfarë mund të rregullosh, çfarë mund të japësh më shumë”, u shpreh Teqja.
Rama u ndal më tej te rëndësia e leximit, duke cituar profetin Muhamed: “Paqja e Zotit qoftë mbi të, që boja e shkrimit të nxënësit është më e shenjtë se gjaku i martirit”.
“Dija është pikënisja e gjithçkaje”, theksoi myftiu.
“Surja që ka nisur Kurani, që në fillim të thotë lexo. Në fund, thotë afroju Zotit. Pra, nis me dijen, për t’u afruar me Zotin. Kurani është i vlefshëm për çdo kohë, është shumë interesant. Flet me Kuran dhe të kupton si ai që është fëmijë, edhe ai i rritur. Por, ai që ka më shumë njohuri, e kupton më mirë Kuranin. Zoti të jep eksperiencë, sprova, sfida në jetë. Prandaj, se njerëzit që janë më të lartë në status, e kuptojnë më mirë Kuranin dhe Zoti u hap më shumë hapësira se ata që nuk kanë dijen. Dija është pikënisja e gjithçkaje”, tha myftiu Teqja.
MIRËMËNGJES ☀️
dhe me Episodin 8, “Në emër të Zotit, lexo!”, të Sezonit 3 të PodKastit FLASIM, ju uroj një fundjavë të mbarë😊
Posted by Edi Rama on Friday, March 15, 2024