Balluku: Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se, “në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati pranverën e ardhshme”.

Balluku ndau në rrjete sociale një kronikë televizive për Aeroportin e Vlorës, i cili në fund të vitit do të aplikojë për certifikimin e operimit dhe sigurinë

Drejtoresha e Aerodromeve, Selma Pagria, bëri një përmbledhje të punimeve dhe kur pritet të mbyllen ato.

Sipas saj, që nga momenti i nisjes së punimeve në aeroportin e Vlorës, tashmë godinat (kulla e kontrollit, godina e zjarrfikësve dhe terminali) që përbëjnë kompleksin e projektit më të madh të aviacionit civil kanë marrë formë.

“Pritet që aeroporti të dorëzojë aplikimin zyrtar në dhjetor të vitit 2024, bashkë me dokumentacionin përkatës për operimin dhe mirëmbajtjen e këtij aeroporti përfshirë planet e emergjencës. Do të vlerësohen postholderat kyç, menaxherët përgjegjës dhe kualifikimet e tyre. Në vijim do të kemi inspektimin në terren me qëllim garantimin e sigurisë”, tha Selma Pagria, Drejtoresha e Aerodromeve.

Brenda vitit do të kryhet edhe aplikimi për certifikimin e aeroportit, ku do të vlerësohet operimi i tij, kualifikimi i stafit dhe siguria në terren.

“Janë marrë masa për sistemin e drenazhimin nëpërmjet kanaleve kulluese dhe stacioneve të pompimit për minimizimin sa më shumë të rrezikut nga përmbytja”, tha Selma Pagria, Drejtoresha e Aerodromeve.

“Aeroporti ka një pistë të dizenjuar për avionë 4E, që janë avionë me trup të gjerë, airbus 330-340, apo Boeing 777 që janë të përshtatshëm për t’u akomoduar në këtë aeroport. Një nga rrugët lidhëse paralele me pistën është me të njëjtën gjatësi si ajo 3.2 km e gjatë dhe do të garantojë kapacitet më të lartë të lëvizjes së avionëve”, tha Pagria.

“Vijon të punohet për rrugët lidhëse, jemi në 90% të punimeve për rrugët perimetrale, dhe 60% për rrugët e shërbimit. Vijohet me punimet në terminal. Ashtu siç është planifikuar, faza e parë pritet që gjithë objektet të jenë të përfunduara në Dhjetor të 2024″.

Që tani ka nisur puna për prokurimin e objekteve që do të plotësojnë funksionimin e plotë të aeroportit, i cili do të nisë fluturimet ne pranverë të vitit 2025.

Në fazën e parë, Aeroporti i Vlorës, do të operojë me një kapacitet prej 2 milionë pasagjerësh. Pas mbylljes së fazës së parë, aeroporti do t’i nënshtrohet edhe dy fazave të tjera që përfshijnë, infrastrukturën për godinën kargo, zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, dhe ngritjen e akademisë së fluturimit.

Me një sipërfaqe prej 309 hektarë, pistë 3.2 km dhe me një investim prej 104 milionë euro, porta ajrore e jugut synon t’i japë një tjetër hov zhvillimit të zonës po veçanërisht turizmit në vend.

(Marrë nga ATSH)

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.