Ibrahimaj: 45 sipërmarrës shqiptarë në Panairin e Tekstileve të Stambollit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj vizitoi Panairin e Tekstileve të Stambollit


Industria shqiptare e tekstilit prezantohet në Panairin e Tekstileve të Stambollit.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj vizitoi Panairin e Tekstileve të Stambollit, ku u ndal në stendën e Shqipërisë që përfaqësohet nga 45 sipërmarrës të rëndësishëm që operojnë në industrinë e tekstileve.

Ibrahimaj tha se, “takime të shumta B2B dhe vizitat në fabrika të mëdha me potencial bashkëpunimi, janë një hap i rëndësishëm për gjetjen e lëndëve të para dhe kalimin në produkt me cikël të mbyllur në një të ardhme të shpejt të kësaj industrie”.

“Vëmendja jonë, do të jetë e përqendruar në ndihmë të kësaj industrie ku kemi vënë në dispozicion një instrument të Garancisë Sovrane për sipërmarrjet që investojnë në këtë sektor për të shtuar produktivitetin dhe për të zvogëluar varësinë nga forca punëtore , për rritjen e kapaciteteve për ciklin e prodhimit të tekstileve”, u shpreh ministrja.

Ibrahimaj tha se, “jemi në bashkëpunim me kompanitë fason për të krijuar një ofertë të plotë për prodhuesit që operojnë jashtë vendit”.

(ATSH)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.