Shqipëri, TIKA shpërndan ndihma për familjet në nevojë me rastin e muajit Ramazan

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë pako ushqimore për familjet e fëmijëve jetimë me rastin e muajit të Ramazanit


Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë pako ushqimore për familjet e fëmijëve jetimë me rastin e muajit të Ramazanit, raporton Anadolu.

Në aktivitetin e ndarjes së ndihmave në mjediset e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, si dhe familjet që pranuan ndihmat.

Në fjalimin e tij në aktivitet, ambasadori Atay e cilësoi muajin e Ramazanit si një periudhë të veçantë që i bashkon vëllezërit, duke shtuar se me këtë rast janë mbledhur sot si dy popuj vëllezër.

Ai njoftoi se sot do të shpërndahen pako ushqimore për 900 familje.

“Gjithsej do të shpërndahen 3.500 pako. Këto dhurata, përveç Tiranës, do t’ua dorëzojmë të gjithë vëllezërve tanë në Shqipëri, nga Kukësi në veri deri në Korçë në jug, nga Berati deri në Vlorë dhe Fier, në shenjë dashurie dhe respekti të popullit turk për ju”, u shpreh ai.

Ndërkaq, Gurra theksoi se si çdo vit ashtu edhe këtë vit në bashkëpunim me TIKA-n po ndihmojnë familjet në nevojë.

“Më lejoni që në emrin e institucionit që drejtoj dhe në emrin tuaj ta falënderoj së pari Ambasadën e Republikës së Türkiyes në Tiranë pastaj edhe TIKA-n e cila kontribuoi dhe po kontribuon çdo vit për të rritur mirëqenien e familjeve tuaja”, tha Gurra.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…