Hungaria hap konsullatë në Vlorë
Kryebashkiaku Dredha: Qytetit i shtohet një tjetër përfaqësi e huaj mike, shenjë e interesit për marrëdhëdhënie të shtuara
Hungaria ka hapur konsullatën e saj në Vlorë. Lajmin e bëri të ditur Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
” Qytetit i shtohet një tjetër përfaqësi e huaj mike, shenjë e interesit për marrëdhëdhënie të shtuara ekonomike, sociale e kulturore, e veçanërisht shpresoj, në të mirë të njohjes së turistëve hungarezë me perlat e bregdetit tonë”, shkruan kryebashkiaku në rrjetet sociale.
POSTIMI I KRYEBASHKIAKUT DREDHA
Kënaqësi të njoftoj çeljen e Konsullatës së Hungarisë në Vlorë. Qytetit i shtohet një tjetër përfaqësi e huaj mike, shenjë e interesit për marrëdhëdhënie të shtuara ekonomike, sociale e kulturore, e veçanërisht shpresoj, në të mirë të njohjes së turistëve hungarezë me perlat e bregdetit tonë!
Kënaqësi të njoftoj çeljen e Konsullatës së Hungarisë në Vlorë. Qytetit i shtohet një tjetër përfaqësi e huaj mike,…
Posted by Ermal Dredha on Monday, March 18, 2024