Presidenti Begaj pranon Letër Kredencialet e Ambasadorit të Sulltanatit tё Omanit, Sayyid Nazar Aljulanda Majid Al-Said
Presidenti Begaj shprehu besimin për një impuls të ri të zhvillimit dhe promovimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letër Kredencialet e Ambasadorit të Sulltanatit tё Omanit, jo rezident në Shqipëri, Sayyid Nazar Aljulanda Majid Al-Said.
Gjatë takimit, Presidenti Begaj përgëzoi Ambasadorin Sayyid Nazar Al Julanda Majid Alsaid për marrjen e detyrës, duke shprehur besim për një impuls të ri të zhvillimit dhe promovimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Presidenti i Republikës u shpreh, gjithashtu, për ndërmarrjen e nismave që do të nxisin bashkëpunimin dypalësh politik, diplomatik, kulturor e arsimor, veçanërisht ato me fokus ekonomik dhe tregtar.