INSTAT: Netëqëndrimet e turistëve të huaj, 70% më shumë në janar

Treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me janar 2023


Shqipëria ka hyrë në stadin e turizmit gjithëvjetor. INSTAT bën të ditur se në muajin janar 2024 ka një rritje të ndjeshme të netëqëndrimeve, sidomos të të huajve, me gati 70% në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Sipas INSTAT treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese tregojnë se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 27,1%, në krahasim me janar 2023.

Gjithashtu numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 14,3% dhe numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 42,3%.

Numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 49,4%, në krahasim me janar 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i netëqëndrimeve nga rezidentë është rritur me 30,3% dhe numri i netëqëndrimeve nga jorezidentë është rritur me 69,3%.

Gjatë muajit janar 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 27,1%, krahasuar me janar 2023. Numri i vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 55,7%. Në zonat jobregdetare ky tregues është rritur me 30,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 42,6%.

Në muajin Janar 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: në “Rajonin Qendër“ (59,3%); në “Zonat jobregdetare” (68,0%).

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 14,2%, kundrejt 8,6% që ishte në muajin Janar 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 14,0%, kundrejt 7,2% që ishte në muajin Janar 2023.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…