Muaji i Shenjtë i Ramazanit, TIKA shtron iftar në Tiranë
Në iftarin e organizuar në Hotel “Tirana International” ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke dhe shqiptare
Nga Dash Frashëri
Me rastin e muajit të Ramazanit, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) organizoi në Hotel “Tirana International” një iftar me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme turke dhe shqiptare, përfaqësuesve të organizatave dhe personaliteteve nga fusha të ndryshme.
I ftuar isha edhe unë si botues i “Tirana Diplomat”.
Në iftarin e organizuar, të pranishëm ishin ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, drejtori i Institutit “Yunus Emre” për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve turke dhe shqiptare.
Ceremonia e Iftarit nisi me një lutje!
Dita e parë e Ramazanit është me 11 mars, ku koha e syfyrit është në ora 04:16, ndërsa iftari në ora 17:45. Dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 10 prill, ditë e mërkurë. Namazi i Fitër Bajramit do të falet në ora 07:00.
Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.
Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.
Libri i Shenjtë Kurani thotë se Ramazani ka dimension shpirtëror, moral, solidar dhe shëndetësor. Nga agjërimi janë liruar fëmijët, shtatzënat, nënat me foshnja në gji dhe të sëmurët. Ditët e Ramazanit janë gjithashtu specifike në atë që xhamitë janë plot gjatë të pesë namazeve (faljeve), megjithëse ato mund të falen edhe në shtëpi.
***
Në fjalën e tij përshëndetëse, nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, u shpreh se shpreson që Ramazani të forcojë bashkimin dhe solidaritetin, vëllazërimin dhe përpjekjet solidare.
“Muaj i Ramazanit, si një bekim i madh që na ka dhënë Allahu i Madhëruar, rrënjos në mbarë njerëzimin mënyrën e të jetuarit. Ramazani ushqen jetën tonë sociale, kulturore dhe ekonomike, i shton vlerë jetës përgjatë një muaji dhe na ndërgjegjëson për të kuptuar njëri-tjetrin”, tha Çevik.
Ai tha se sot marrëdhënia mes Ballkanit dhe Shtetit Osman konsiderohet si një nga marrëdhëniet më të forta përgjatë historisë.
Çevik theksoi se TIKA zhvillon aktivitetin e saj në Shqipëri që nga viti 1996 për të vazhduar rritjen e marrëdhënieve dhe ndërveprimit ekzistues midİs dy vendeve dhe shtoi se deri më sot në Shqipëri janë realizuar rreth 600 projekte.
Ambasadori Atay u shpreh se vitet e fundit ka fituar një shpejtësi të madhe fuqizimi i marrëdhënieve mes Türkiyes dhe Shqipërisë.
“Në mbyllje të vitit 2023 ne festuam 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Türkiye-Shqipëri. Këtë vit kemi filluar 100-vjetorin e dytë të këtyre marrëdhënieve. Si përfaqësi e ambasadës patjetër ne do të bëjmë të pamundurën për zhvillimin e mëtejshëm dhe ecurinë me sukses të të gjithë veprimtarive. Të gjitha veprimtaritë, mbështetja dhe kontributet e pakursyera të TIKA-s, na bëjnë ne të jemi krenarë”, tha Atay.
Ambasadori turk tha se këtë vit e filluan Ramazanin të thyer sepse “po përjetohet një fatkeqësi e madhe në Palestinë”.
Gjatë programit të iftarit u shfaq edhe një video rreth TIKA-s dhe aktiviteteve të saj.
***
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për sektorin e arsimit në Shqipëri, ndërkohë ka kontribuar në ngritjen dhe kompletimin me pajisje dhe materiale laboratorike të laboratorëve të kimisë dhe biologjisë në Gjimnazin “Sami Frashëri” në Tiranë, raporton Anadolu.
Në inaugurimin e dy laboratorëve në fjalë ishin të pranishëm ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, këshilltari për Çështjet e Arsimit pranë Ambasadës së Türkiyes në Tiranë, Metin Bulut, drejtues të shkollës, mësues dhe nxënës.
Çevik deklaroi se TIKA ka 28 vite që është e pranishme në Shqipëri, sipas tij, duke realizuar deri më sot 600 projekte në fusha të ndryshme, ndërsa shtoi se projekti i laboratorëve është projekti i 131-të që kanë realizuar në fushën e arsimit.
“Jemi munduar që në fushën e arsimit të ndihmojmë dhe japim edhe ne kontributin tonë për shtetin shqiptar, duke ndihmuar në rikonstruksionin e shkollave, krijimin e laboratorëve, si ky që kemi bërë sot këtu, në krijimin e klasave për personat me aftësi ndryshe, mobilimin e shkollave e të tjera”, tha Çevik.
Ambasadori Atay falënderoi ministren Manastirliu për mundësinë e bashkëpunimit për këtë projekt.
TIKA ka kontribuar në ngritjen e laboratorëve të kimisë dhe biologjisë në Gjimnazin “Sami Frashëri”, duke përfshirë pajisjen me mikroskopë, tabela interaktive, kapa e aspirimit, monitorë, aparate të ndryshëm, mobilimin me tavolina dhe pajisje të tjera.
***
TIKA ka shpërndarë pako ushqimore për familjet e fëmijëve jetimë me rastin e muajit të Ramazanit,
Në aktivitetin e ndarjes së ndihmave në mjediset e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë morën pjesë ambasadori i Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Mustafa Ata, kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, si dhe familjet që pranuan ndihmat.
Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) vazhdon mbështetjen për familjet në nevojë në Shqipëri, ndërkohë në projektin e fundit ka shpërndarë farëra të ndryshme dhe pleh kimik për familjet e fëmijëve jetimë në Lushnjë të Qarku të Fierit.
Nga projekti i TIKA-s do të ndihmohen 50 familje në nevojë me farëra fasule, misri, jonxhe dhe pleh kimik, në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës.