Promovohet libri i Fatos Tarifës, “Eksepsionalizmi Amerikan dhe Lidershipi Global i Shteteve të Bashkuara”

Në këtë promovim mori pjesë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe figura të shquara të politikës, diplomacisë, deputetë etj.


Mbrëmjen e sotme nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave u përurua libri “Eksepsionalizmi Amerikan dhe Lidershipi Global i Shteteve të Bashkuara” i sociologut dhe diplomatit të njohur, Prof. Fatos Tarifa.


Në këtë promovim mori pjesë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani si dhe figura të shquara të politikës, diplomacisë, deputetë etj.

Ministri Hasani e cilësoi botimin e Tarifës një kontribut të vyer.

“Një kontribut i vyer i sociologut dhe ambasadorit Tarifa, për njohjen sa më gjithëpërfshirëse të zhvillimit të SHBA – ve nga pikëpamja sociologjike dhe historike”, u shpreh Hasani në një reagim.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se, botimi i profesor Tarifës është një libër shumë i mirë dhe shumë i dobishëm.

““Eksepsionalizmi Amerikan dhe Lidershipi Global i Shteteve të Bashkuara”. Një libër shumë i mirë dhe shumë i dobishëm, shkruar nga sociologu dhe diplomati i njohur, Prof. Fatos Tarifa, u përurua mbrëmjen e sotme nga Akademia Shqiptare e Arteve dhe e Shkencave. Amerika u lind në liri dhe si demokracia më e madhe dhe më e fuqishme e botës vazhdon të jetë një ëndërr, një shans, një komb që zbulon vazhdimisht vetveten për të gjithë kombet që aspirojnë demokracinë, lirinë dhe paqen”, theksoi Nikolla.

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…