Nis procesi i ringritjes së Liceut Francez në Korçë

Prefekti i Korçës, Nertil Jole mori pjesë në takimin e organizuar nga Ambasadorja e Republikës së Francës, Catherine Suard dhe stafi i saj gjatë vizitës në këtë qytet


Prefekti i Korçës, Nertil Jole mori pjesë në takimin e organizuar nga Ambasadorja e Republikës së Francës, Catherine Suard dhe stafi i saj gjatë vizitës në këtë qytet.

Jole informoi se në takim u përcaktuan hapat që do të ndiqen në procesin e rihapjes së Liceut francez në Korçë, një kërkesë e Kryeministrit Rama që u mirëprit nga Presidenti Macron, në vizitën e tij historike në vendin tonë.

“Për realizimin e detyrës së ngarkuar nga Kryeministri, institucioni i Prefektit do të mbështesë ekspertin francez në fushën e arsimit që do rekrutohet nga pala franceze dhe do asistojë nga afër procesin, si edhe do të sigurojë ndihmën dhe bashkëpunimin e institucioneve në nivel qendror dhe vendor”, u shpreh prefekti Jole në një postim në rrjetet sociale.

Qëllimi, sipas tij, është të realizohet në kohë ngritja e Liceut francez që pasuron cilësinë tradicionale të arsimit dhe edukimit në qytetin e Korçës, veçanërisht të kulturës franceze, sikurse zgjeron dhe ngre në një nivel të ri frankofoninë shqiptare.

Jole falënderoi ambasadoren Suard për angazhimin serioz dhe mbështetjen e gjithanshme për këtë projekt shumë domethënës për qytetin.

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.