Muaji i Ramazanit, ambasada e SHBA shtron darkë iftari
I Ngarkuari me Punë, David Wisner: Tradita e kahershme e tolerancës, pranimit dhe bashkëpunimit në Shqipëri vazhdon
Ambasada e Shteteve të Bashkuara shtroi një darkë iftari sonte në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri morën pjesë në darkë, duke shfaqur traditën e jashtëzakonshme të tolerancës ndërfetare të Shqipërisë.
I Ngarkuari me Punë David Wisner theksoi se tradita e kahershme e tolerancës, pranimit dhe bashkëpunimit në Shqipëri vazhdon, ndaj nxiti të rinjtë e pranishëm që ta mbështesin dhe vazhdojnë këtë praktikë të admirueshme.