Rama: Porto Romano, investim me rëndësi strategjike të jashtëzakonshme

Kryeministri: Porti i ri tregtar i Porto Romanos është një investim i një rëndësie strastegjike të jashtëzakonshme për Shqipërinë


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se porti i ri tregtar i Porto Romanos është një investim i një rëndësie strastegjike të jashtëzakonshme për Shqipërinë.

Gjatë një interviste në medie, Rama tha se porti tregtar i Durrësit do të jetë fitimprurës për shtetin dhe shqiptarët.

Rama po ashtu u shpreh se porti nuk është spostuar nga aty për t’i hapur rrugë mundësisë për investim.

“Porti aty është spostuar sepse ai port është një turp i pashembullt në mes të Europës. Ai port është burim shëmtie që ngarkon e shkarkon qymyr, çimento mu në zemër të qytetit është një port që i përket kohës që nuk është bota jonë, por bota e shkatërruesve të rithemeluar”, deklaroi ai.

Kryeministri deklaroi se ai port duhej hequr një orë e më parë nga ai vend edhe sikur mos të vinte ai që erdhi për të investuar.

“Porti i ri tregtar i Porto Romanos është një investim i një rëndësie strategjike të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Ai port mundëson përpunim të volumeve shumëfish se sa ato që mund të përpunohen sot”, tha ai.

Njëkohësisht, Rama bëri të ditur se porti do të ketë edhe kompenentin ushtarak si bazë e NATO-s e para bazë ushtarake e NATO-s e ndërtuar në Europë për këtë qëllim në këtë kohë.

Po ashtu, Rama theksoi se Porto Romano lidhet me dy porte te thata në Pristhinë dhe në Strugë.

“Porto Romano vendos Shqipërinë në pozitë strategjike jashtëzakonisht të fortë, sepse duke pasur parasysh financimet për hekurudhën e Korridorit 8, lidhjen direkte Itali-Shqipëri-Maqedoni e Veriut dhe më tej, krijon akses më të shpejtë dhe mundësi ekonomike në raport me atë që ndodh sot në Portin e Selanikut”, nënvizoi Rama.

Kryeministri informoi se ka dy opsione për financimin e tij.

“Kemi pasur dy opsione, ta nxirrnim në tender ta investojnë e operojnë privatë, por shteti nuk do të ishte pronar, do të merrte të ardhura nga taksa e tarifa dhe opsionin tjetër, të investonim pjesën e portit tregtar, të jemi ne pronarët. Për pjesën ushtarake po lobojmë te NATO”, bëri të ditur Rama.

Kryeministri Rama shtoi se “Shqipëria 2030” do të jetë momenti ku çdo shqiptar që ka një punë të zakonshme dhe punon për një të huaj, nuk do ta ketë një zgjedhje të detyruar, por një zgjedhje nga dëshira.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.