“Greqia – Një Histori e Përmbledhur”

Albanian Institute for International Studies (AIIS) dhe Ambasada Greke promovojnë librin e Prof. Richard Clogg.


Albanian Institute for International Studies (AIIS) në bashkëpunim me Ambasadën Greke në Tiranë promovuan librin e mirënjohur pjesë e serive të publikuara nga Cambridge Press me autor Prof. Richard Clogg “Greqia Një Histori e Përmbledhur”, të përkthyer në gjuhën shqipe.

“Greqia – Një Histori e Përmbledhur, Richard Clogg ofron një hyrje të përmbledhur dhe të ilustruar në historinë moderne të Greqisë, që nga lëvizjet e para të lëvizjes kombëtare në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë e deri në ditët e sotme.

Ndërsa Greqia del nga një krizë ekonomike shkatërruese, ky libër ofron analiza të zhvillimeve bashkëkohore politike, ekonomike dhe sociale. Ai përfshin ilustrime shtesë, së bashku me tabela dhe sugjerime për lexim të mëtejshëm.

Richard Clogg ka qenë Ligjërues i Historisë Moderne Greke në Shkollën e Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore dhe King’s College, Universiteti i Londrës, Lexues i Historisë Moderne Greke në King’s College, Londër dhe profesor i Historisë Moderne të Ballkanit në Universitetin e Londrës.

Ai ka shkruar gjerësisht për historinë dhe politikën greke nga shekulli i tetëmbëdhjetë e deri më sot.

Greqia ishte vendi i parë i Ballkanik që fitoi pavarësinë e plotë në vitet 1830 dhe i pari që arriti të anëtarësohej në Bashkësinë Evropiane në vitin 1981.

E megjithatë, historia e saj është në shumë aspekte e ndryshme nga ajo e pjesës perëndimore të kontinentit, jo thjesht si pasojë e trashëgimisë së ortodoksisë, apo e sundimit të gjatë otoman, por edhe për faktin që Greqia ka qenë e mënjanuar nga lëvizje të tilla të mëdha të historisë me ndikim aq të madh në Europën Perëndimore, si Rilindja Europiane.

Në promovimin e kësaj përmbledhjeje ishte i pranishëm edhe vetë autori, i cili shpjegoi dhe risitë që sjell ky botim.

“Ky është një libër për historinë moderne të Greqisë. Fillova të flas për hedhjen e themeleve të Greqise së pavarur, që është ndryshe nga Greqia sot dhe m’u desh të dalloja ndryshimet, duke sjellë shembuj dhe ilustrime. Të gjitha këto ilustrime përshkruajnë rëndësinë e ngjarjeve. Libri ka rreth 70 ilustrime, së bashku me shpjegimet e gjata shpjeguese. Librin tashmë e quajta “Një histori e përmbledhur e Greqisë” dhe jo e Greqisë moderne dhe fillova një studim të historisë së territoreve greke në pesëdhjetë vitet para fillimit të Luftës së Pavarësisë, në vend që të kthehesha më tej te e kaluara historike”, tha Richard Clogg.

Ndërsa flet për këtë libër dhe Greqinë, profesor Clogg përmend edhe Shqipërinë që ai ka njohur gati 50 vite më pare.

Kam qenë më parë në Shqipëri, 49 vjet më parë, në 1975 dhe në atë periudhë mund të vizitoje Shqipërinë vetëm si pjesë e një grupi të organizuar. Unë isha pjesë e një grupi që u nisëm nga Londra në Beograd e më pas në Tiranë.

Diçka interesante për mua ishte që në Shqipëri kishte minoritet grek. Unë nuk flisja shqip, por kur vizituam Sarandën, një mëngjes shkova në një librari që hapej në orën 8 të mëngjesit. I fola në greqisht librashitësit dhe ai m’u përgjigj me një greqishte të shkëlqyer.

Sot Shqipëria është shumë më ndryshe. më bën shumë përshtypje dhe jam i impresionuar nga një vend ku jetojnë të tre besimet fetare. Marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë tani janë të mira, sepse në të shkuarën kanë qenë shumë të këqija. Gjërat jnë përmirësuar dhe publikimi i librit tim është një provë për këtë”, tha Clogg.

Edhe për ambasadoren e Greqisë në Shqipëri, Konstantina Kamitsi, prezantimi i veprës së Clogg është tepër i rëndësishëm dhe me vlerë.

“Është kënaqësi për mua të prezantoj këtë libër të njohur të historianit Richard Clogg për historinë moderne të Greqisë. Ky libër është një përmbledhje e historisë së Greqisë që është përkthyer në shumë gjuhë. Ai mbulon aspekte të ndryshme të historisë moderne të Greqisë, ai është një rifreskim i edicionit të fundit të vitit 2021, duke mbuluar edhe periudhën e fundit të krizës ekonomike”, tha ambasadorja Kamitsi.

Për drejtuesin e Institutitt Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), Albert Rakipi, promovimi në shqip i punës së Clogg është diçka e rëndësishme.

“Duke ofruar një këndvështrim të saktë dhe shterues të historisë së shkuar dhe zhvillimeve të ditëve të sotme, ky libër është një mundësi shumë e mirë për publikun shqiptar që të njohë më mirë Greqinë. Projekte të tilla kontribupjnë drejtpërdrejt në të kuptuarit më të mirë dhe bashkëpunimin mes njëri tjetrit.”, theksoi ai.

Të pranishëm në promovim ishin të pranishëm ambasadorë, diplomatë, ish-ministra, deputetë, akademikë, botues, gazetarë dhe dashamirës të ndryshëm.

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt