“Shake Spirit”, Gonxhja: Akrobaci dhe performanca të mahnitshme
Performanca akrobatike, ekuilibri, numra xhonglimi dhe kërcime pjesë e shfaqjes “Shake Spirit” e Cirkut Kombëtar
Performanca akrobatike, ekuilibri, numra xhonglimi dhe kërcime janë pjesë e shfaqjes “Shake Spirit” nga trupa e Cirkut Kombëtar, e cila dhuroi këtë fundjavë emocione për publikun e vogël dhe prindërit e tyre.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale momente nga kjo shfaqje, e cila përcjell mesazhe të forta nëpërmjet gjuhës së artit dhe veprimit ndër njerëzor, mesazhin e duhur përtej gjuhës së konfliktit, duke vendosur në plan të parë njeriun, jetën dhe aspiratën e tij, për t’i dhënë fund dilemës shekspiriane “Të jesh a të mos jesh”.
“Magjia e cirkut përcjell emocione që i bëjnë ëndrrat të fluturojnë. Një botë e mbushur me ngjyra, akrobaci të mrekullueshme dhe performanca të mahnitshme. Një përvojë që shtron pyetje, frymëzon dhe ju bën të mbani frymën nga numrat e shumtë të artistëve tanë, njësoj si në shfaqjen “Shake Sprit”, e cila tërhoqi vëmendjen e qindra vogëlushëve dhe prindërve të tyre”, tha Gonxhja.
Cirku Kombëtar me një histori dhe traditë të gjatë e të suksesshme vijon të përçojë ende magjinë e tij edhe tek brezat e rinj, kjo vërehet tek interesi i lartë i artistëve të rinj për t’u bërë pjesë e skenës të tij.
🎪🎈Magjia e cirkut përcjell emocione që i bëjnë ëndrrat të fluturojnë. 📍🎩Një botë e mbushur me ngjyra, 🤸🏻akrobaci të…
Posted by Blendi Gonxhja on Sunday, March 24, 2024