Kosova, “de facto” anëtarja më e re e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Komisioni i Përhershëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s votoi pro statusit të ri të Kosovës në aleancë.
Prej sot Kosova është de facto anëtarja më e re e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, vendim që do të zyrtarizohet në Sesionin e Pranverës në maj në Bullgari.
Komisioni i Përhershëm në Asamblenë Parlamentare të NATO-s votoi pro statusit të ri të Kosovës në aleancë.
Lajmin e bëri të ditur deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli e cila mban pozicionin e kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë dhe po ashtu është edhe kryetare e Grupit Socialist në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
“Pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve amerikanë dhe britanikë mbërritëm të votojmë sot në Komisionin e Përhershëm një kërkesë të hershme të Kuvendit të Kosovës”, u shpreh Kodheli në rrjetet sociale.
Sipas saj, u votua me 20 vota pro dhe 5 abstenime statusi i ri që Kosova do të ketë në Asamble.
“Një vendim historik, urime Kosova!”, shkruan Kodheli.
Pas një diskutimi të gjatë në Byronë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe veçanërisht me mbështetjen e kolegëve…
Posted by Mimi Kodheli on Sunday, March 24, 2024