Përmeti epiqendër e sportit në fundjavë
Rama ndan fotot: Një përvojë e jashtëzakonshme treditore
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të hënë, fotografi të disa momenteve të bukura të fundjavës në Përmet, e cila u kthye në epiqendër të sportit.
Në fotot e publikuara nga Kreu i Qeverisë në fokus është sporti i rafting përgjatë lumit Vjosa dhe pamjeve piktoreske që shoqërojnë udhën lumit të fundit të egër të Evropës, po ashtu, edhe çiklizmi në rrugët gjarpëruese dhe karakteristike të Përmetit dhe mbrëmjet muzikore për të “kurorëzuar” fundjavën sportive në qytetin në jug të vendit.
“Disa prej momenteve më të bukura të kësaj fundjave në Përmetin që u kthye epiqendër e sporteve natyrore me kampionatin e rafting në Vjosë dhe me shumë eksperienca ekoturistike duke ofruar një përvojë të jashtëzakonshme tre ditore”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
📸😍Disa prej momenteve më të bukura të kësaj fundjave në Përmetin që u kthye epiqendër e sporteve natyrore me kampionatin…
Posted by Edi Rama on Monday, March 25, 2024