Shqipëria në krye të Brigadës së Evropës Juglindore

Gjeneral brigade Bilbil Bitri: Kontribues të paqes e sigurisë në rajon e përtej


Prej muajit gusht 2023 Shqipëria drejton Brigadën e Evropës Juglindore (SEEBRIG), një nga iniciativat rajonale të Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM).

Nga Kumanova në Maqedoninë e Veriut, Komandanti i Brigadës, gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron se, “SEEBRIG, në komponentin e tij ushtarak u krijua për të rritur nivelin e bashkëpunimit ushtarak dhe për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë midis vendeve pjesëmarrëse”.

Kjo iniciativë sot përbëhet nga 6 shtete: Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.

Kjo është hera e dytë që në krye të SEEBRIG është një komandant që vjen nga radhët e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Komandanti i Brigadës së SEEBRIG , gjeneral brigade Bilbil Bitri sqaron më tej se, “përveçse detyrim është një mundësi për të treguar atë që Shqipëria e ka treguar më së miri që pas rënies së Murit të Berlinit, frymën e bashkëpunimit rajonal, frymën e një stabiliteti dhe paqeje dhe idenë për të dakordësuar dhe kontribuar në iniciativa të tilla që forcojnë jo vetëm bashkëpunimin, por krijojnë terrenin për një zhvillimin paqësor të rajonit”.

Sipas gjeneral brigade Bilbil Bitrit, për Shqipërinë është një koincidencë fantastike që në 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO, në të njëjtën kohë jo vetëm kontribuuan drejtpërdrejt në NATO, por kontribuuan gjithashtu edhe përmes iniciativës rajonale për paqen dhe sigurinë në rajon e përtej tij.

Shqipëria do të mbajë drejtimin e Iniciativës së Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore për një afat tre vjeçar.

Udhëheqja e Brigadës së Evropës Juglindore nga Shqipëria nën komandën e gjeneral Bilbil Bitrit është më shumë se një detyrë; është një mundësi për të shfaqur vlerat e përbashkëta të paqes dhe bashkëpunimit rajonal. Ndërsa stabiliteti në rajon dhe përtej tij është vendimtar, Shqipëria përfaqëson një partner të besueshëm e të përkushtuar për paqen dhe sigurinë. 🇦🇱 #SEEBRIG

Posted by Niko Peleshi on Tuesday, March 26, 2024

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.