Përfaqësues të fondacionit “Westminster për Demokraci”, takim me Klubin Parlamentar për të Rinjtë
Grupi Këshillimor Ndërpartiak i fondacionit “Westminster për Demokraci” zhvilloi një vizitë në Kryesinë e Kuvendit
Grupi Këshillimor Ndërpartiak i fondacionit “Westminster për Demokraci” zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Kryesinë e Kuvendit ku u takua me Klubin Parlamentar për të Rinjtë dhe Grupin e Miqësisë Shqipëri-Britani e Madhe.
Në këtë takim morën pjesë disa nga anëtarët e Klubit Parlamentar për të Rinjtë, Andia Ulliri, Elda Hoti, Sorina Koti, Bardhyl Kollçaku, Eduard Ndreca, Denis Deliu dhe deputeti Pandeli Majko i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Britani e Madhe.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet mes dy vendeve, çështjet problematike me në fokus të rinjtë dhe vijimin e bashkëpunimit mes palëve.
Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Valbona Kuko, drejtore e fondacionit “Westminster për Demokraci” për Shqipërinë, anëtarë të Grupit Këshillimor të Fondacionit “Westminster për Demokraci: ish-deputeti i Partisë Laburiste, John Grogan, ish-deputeti i Partisë Kombëtare Skoceze, Stephen Gethins, drejtori Rajonal për Europën dhe Azinë Qendrore i Fondacionit, Christopher Levick, drejtori i Praktikës në Fondacion, Franklin De Vrieze etj.
Përfaqësuesit e fondacionit “Westminster për Demokracinë” shprehën mbështetjen dhe vijimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë në lidhje me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të Britanisë së Madhe për kontrollin parlamentar dhe luftën kundër korrupsionit.