Gonxhja: Optimizim formimit profesional!

Konferenca Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) 2024


Konferenca Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional (AFP) 2024 – “Aftësi për Pjesëmarrje në Tregun e Punës dhe Profesionet e së Ardhmes”, nisi sot punimet në Tiranë, me pjesëmarrjen e Kryeministri Edi Rama dhe autoriteteve të linjës.

Konferenca dyditore Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional bëri bashkë partnerë strategjikë të fushës, me qëllim eksplorimin e mënyrave se si sistemi i AFP-së mund të kontribuojë në agjendën për zhvillimin e kapitalit njerëzor.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në fjalën e mbajtur me këtë rast, vuri theksin në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të linjës për zhvillimin e Arsimit Profesional.

Gonxhja gjatë fjalës së tij ndau disa shifra dhe fakte që tregojnë për forcimin e rrjetit të arsimit profesional në vendin tonë dhe ndërveprimin e tyre me Agjencitë Kombëtare të Punësimit.

“Procesi i optimizimit ka përfshirë 10 institucione të arsimit dhe formimit profesional, nga riorganizimi i të cilave janë krijuar 4 ofrues të optimizuar të AFP-së. Arsimi dhe formimi profesional publik ofrohet nga 29 shkolla profesionale dhe 10 qendra të formimit profesional në të gjithë vendin. 14,700 nxënës ndjekin arsimin e mesëm profesional publik për vitin shkollor 2023-2024. Janë regjistruar për herë të parë në arsimin profesional 4709 nxënës, 11% më shumë së një vit më parë. Programet më të frekuentuara në arsimin profesional për vitin 2023-2024 janë: hoteleri-turizëm, shërbime mjetesh transporti dhe teknologji informacioni dhe komunikimi (TIK). 8 ofrues të arsimit dhe formimit profesional ofrojnë dhe kualifikime profesionale pas të mesmes (dizajn mode, diagnostikim & menaxhim në autoservis, ndërmjetësues të pasurive të paluajtshme). 60 % e nxënësve që kanë përfunduar vitin shkollor 2022 janë punësuar brenda vitit të parë pas diplomimit. 63,4 % e nxënësve të punësuar janë punësuar në një fushë, që ka lidhje me degën e tyre të studimeve. 80% e nxënësve që ndjekin arsimin profesional, kryejnë praktika profesionale në 2551 kompani private e publike. Ndërkohë 2 Komitete Sektoriale në dy sektorë prioritarë “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” dhe “Turizëm e Mikpritje” prej dy vjetësh konsultojnë e informojnë përafrimin e programeve të arsimit dhe formimit profesional me kërkesat e dinamikat e këtyre dy sektorëve”, tha Gonxhja.

Sipas tij, nga qendrat e formimit profesional publik gjatë vitit 2023 janë ofruar 71 kurse të formimit profesional, në të cilat janë regjistruar mbi 15,000 kursantë, nga të cilët mbi 10,000 kanë qenë punëkërkues të papunë.

“Gjatë vitit 2023, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive është zbatuar programi i kodimit, i cili synon mbështetjen e punëkërkuesve me aftësitë e kërkuara në sektorët me prioritet për zhvillimin ekonomik. Prioritet ka qenë ofrimi i kurseve të IT-së, si: si kodim, programim, siguri kibernetike, robotikë etj, kundrejt mbështetjes buxhetore për punëkërkuesit në masën 50% të vlerës dhe për punëkërkuesit e papunë në masën 100 % të vlerës”, u shpreh ministri.

Gonxhja tha se, në zbatim të Planit Kombëtar për Zbatimin e saj, Garancia Rinore është lançuar në tetor të vitit të shkuar dhe ka nisur pilotimi i saj në tri bashki: Tiranë, Shkodër dhe Vlorë. Në kuadër të fazës pilot, në të tri bashkitë ka nisur zbatimin programi i të nxënit në vendin e punës, si pjesë e Garancisë Rinore.

Ministri vlerësoi bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare për forcimin e Arsimit Profesional sipas eksperiencave më të mira europiane në Shqipëri, si objekt thelbësor edhe i qeverisë shqiptare për punësimin e te rinjve dhe zhvillimin e tregut të punës në vendin tonë.

Aktiviteti dyditor ka për qëllim që të eksplorojë ato qasje inovative të cilat janë në harmoni me tendencat demografike, përparimet teknologjike, digjitalizimin dhe nevojat në zhvillim e sipër të tregjeve të punës dhe të sektorëve ekonomikë prioritarë.

Konferenca organizohet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, i cili orienton dhe mbështet përpjekjet strategjike të Qeverisë Shqiptare në pajtim me prioritetet e BE-së në procesin e integrimit, Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), si një parter i kahershëm për konsolidimin dhe transformimin e sistemit të AFP-së në Shqipëri dhe UNDP-në, si një katalizator i përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare në proceset e reformimit të politikave për zhvillimin e aftësive.

(Marrë nga ATSH)

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“ALBAadpt”, Kumbaro: 35 mln euro për modernizimin e infrastrukturës dhe zbutjen e rreziqeve klimatike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në takimin e organizuar për fillimin e ALBdapt