Mete: Në qershor prezantojmë disa masa lehtësuese për tatimin e pagave

Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri i Financave, Ervin Mete në forumin e CEO-ve të Dhomës Amerikane të Biznesit.


Në muajin qershor pritet të prezantohen disa masa lehtësuese sa i përket tatimit mbi pagën për të punësuarit në sektorin publik dhe privat.

Lajmin e ka bërë të ditur sot ministri i Financave, Ervin Mete në forumin e CEO-ve të Dhomës Amerikane të Biznesit.

Ministri Mete u shpreh se rritja për herë të parë e vlerësimit nga “Standard&Poor’s” për Shqipërinë, nga B+ në BB- është një vlerësim i përpjekjeve për rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e financave publike.

Ministri Mete tha se ky vlerësim do të forcojë më tej pozitat e jashtme të Shqipërisë dhe do të shoqërohet me përfitime konkrete për ekonominë e vendit.

“Ekonomia e vendit po kalon një moment të mirë dhe këtë e konfirmoi edhe Standard&Poor’s. Treguesit makroekonomikë janë përmirësuar ndjeshëm, pozicioni i jashtëm i Shqipërisë është përmirësuar falë performancës shumë të mirë të sektorit të turizmit, i cili gjatë vitit të kaluar solli afro 4.2 miliardë euro të hyra në ekonomi, me një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2022. Investimet e huaja arritën në nivelin më të lartë historik në vitin 2023, prej afro 1.5 miliardë euro,” theksoi ndër të tjera ministri Mete.

Ministri i Financave tha po ashtu se edhe detyrimet e prapambetura zbritën në nivelin më të ulët dhe se në fund të vitit 2023 nuk rezulton asnjë detyrim i prapambetur sa i përket rimbursimit të TVSH-së për bizneset.

“Jemi aktualisht në hapat e fundit të konstituimit të Këshillit Tatimor dhe gjej rastin të ftoj edhe njëherë edhe anëtarët e Dhomës Amerikane të Biznesit të aplikojnë për t’u bërë pjesë aktive e këtij Këshilli. Jemi gjithashtu në një komunikim vazhdues me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të finalizuar një strategji të rishikuar për mbledhjen e të ardhurave, me synim të një strategjie sa më koherente, që merr në konsideratë zhvillimet dhe treguesit e fundit makrofiskalë, me fokus rritjen e miradministrimit fiskal dhe gjithashtu në frymën e ruajtjes së një qëndrueshmërie të legjislacionit fiskal,” u shpreh më tej ministri.

Ai e mbylli fjalën e tij duke nënvizuar faktin se ky moment i mirë që po kalon ekonomia e vendit, treguesit e përmirësuar makroekonomikë, si dhe vlerësimet e marra nga institucionet financiare ndërkombëtare, nxisin më tej përpjekjet dhe vendosmërinë për të thelluar ritmin e reformave.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…