Iftar me trupin diplomatik, Hasani: Agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve myslimanë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shtron iftar për trupin diplomatik, me rastin e Muajit të Ramazanit.
Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme Igli Hasani, ka ndarë foto në rrjetet sociale nga iftari i shtruar me trupin diplomatik, me rastin e Muajit të Madhnueshëm të Ramazanit.
Hasani i uron agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve myslimanë.
“Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, në Iftarin me miqtë e trupit diplomatik vlerësuam mbi të gjitha, harmoninë dhe bashkëjetesën, një traditë e vyer e popullit tonë, që shkon në zemër të vëllazërisë fetare mes shqiptarëve.
Agjërim të lehtë e të pranuar të gjithë besimtarëve muslimanë”, shkruan Hasani.
Në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, në Iftarin me miqtë e trupit diplomatik vlerësuam mbi të gjitha, harmoninë dhe…
Posted by Igli Hasani on Thursday, March 28, 2024