Rama: Për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët!
Sot besimtarët katolikë festojnë Pashkët, ringjalljen e Jezu Krishtit, dhe urimeve të festës i është shtuar edhe kryeministri Edi Rama.
Sot besimtarët katolikë festojnë Pashkët, ringjalljen e Jezu Krishtit, dhe urimeve të festës i është shtuar edhe kryeministri Edi Rama.
Ai e nis këtë mëngjes me një urim të veçantë: “Për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët!”
Në besimin katolik Pashkët paraprihen nga koha parapërgatitore e agjërimit që zgjat 40 ditë që quhet Kreshmë që fillon nga e “Mërkura e Përhime” dhe mbaron të dielën e Palmave, e diela e fundit para ditës së Pashkës.
Gjatë kohës së Kreshmës, përkujtohen ditët e kaluara në shkretëtirë të Krishtit në lutje e agjërim.
Besimtarët katolikë presin Të Dielën e Pashkës, e cila njihet ndryshe si Dita e Ringjalljes, duke kaluar më parë nga Udha e Kryqit të së Premtes.