“Lepurushi Kajan” surprizon të atin, Veliaj: Na solli vezët e Pashkëve
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu nënshtrua dje një ndërhyrje kirurgjikale
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu nënshtrua dje një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë.
Nga Qendra Spitale “Nënë Tereza” ku ndodhet i shtruar, kryebashkiaku Veliaj ka uruar qytetarët për Pashkët, ndërsa ka ndarë dhe momentin kur ai vizitohet në spital nga djali i tij, Kajan.
“Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot! Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve! Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT”, thekson Veliaj.