15 vjet në NATO: Peleshi: Shqipëria, kontribuese e palëkundur e lirisë dhe sigurisë së përbashkët
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përkujtoi sot 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi përkujtoi sot 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Peleshi u shpreh se, Shqipëria është 15 vjet pjesë e Aleancës më të rëndësishme ushtarake dhe politike në botë.
“Shqipëria, një aleate dinjitoze në NATO, kontribuese e palëkundur e lirisë dhe sigurisë së përbashkët”, theksoi Peleshi.
Peleshi ndau edhe një video ku kryeministri ERdi Rama shprehet se, “historia e Shqipërisë është pasuruar me një ndër datat më të rëndësishme të saj. Anëtarësimi i vendit tonë në NATO shënon pa dyshim një ndër ato ngjarje që historia i numëron për historinë e tyre krejt të veçantë”.
Më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit që është edhe mbajtësi ligjor i Traktatit të Uashingtonit.
Duke u bërë palë e këtij Traktati dhe shtet anëtar i NATO-s, Shqipëria përmbushi një synim strategjik dhe një objektiv parësor të politikës së Jashtme, duke avancuar ndjeshëm në realizimin e interesave të saj kombëtare.
(ATSH)