Hasani: Shqipëria 15 vjet në NATO, një rrugëtim angazhimi, solidariteti dhe mbrojtjeje kolektive
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar lidhur me 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar lidhur me 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Në një postim në platformën “X”, Hasani thekson se “pesëmbëdhjetë vjet në NATO është një rrugëtim angazhimi, solidariteti dhe mbrojtjeje kolektive”.
“Shqipëria mbetet një kontribues i përkushtuar i NATO-s, duke qëndruar me krenari krah aleatëve të saj, për të mbështetur paqen dhe vlerat tona të përbashkëta, nënvizon kryediplomati Hasani.