Mbi 50 mijë vizitorë në tre muaj në Berat

Berati vijon të jetë ndër qytetet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë në të gjitha stinët e vitit.


Berati vijon të jetë ndër qytetet kryesore që vizitohet nga mijëra turistë në të gjitha stinët e vitit.

Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani tha sot për ATSH-në se “në 3 mujorin e parë të vitit 2024 kemi një rritje të numrit të turistëve në Berat krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke pasur në total një numër prej rreth 50.000 vizitorë, një shifër premtuese për këtë vit fantastik për qytetin e një mbi një dritareve”.

Sipas saj, vetëm gjatë muajit janar të këtij viti Berati u vizitua nga afërsisht 20 000 turistë, rreth 20% më shumë se në janar 2023.

“Rreth 85% e turistëve në Berat vijnë nga vendet e huaja, kryesisht Europa, por edhe Azia, SHBA, Kanada dhe Australia. Gjermanët, polakët, spanjollët, francezët, austriakët, italianët janë në top listën e turistëve të huaj”, nënvizoi Merdani duke shtuar se së fundmi kemi pasur vizitorë të veçantë nga Tajvani, Japonia etj.

Sipas saj, turistët kanë kuriozitet për lagjet historike të qytetit, si dhe vizitojnë fshatrat turistikë.

“Qendra Historike e qytetit, Kalaja, Gorica Mangalemi që kanë pasuri UNESCO, Muzeu Ikonografik Onufri, Qendra Mesjetare, objektet e kultit Bizantin dhe Xhamitë e vjetra të periudhës Otomane, por edhe atraksionet e eko-turizmit, fshatrat turistik Roshnik, Sinjë , Drobonik, kantinat e verës janë ndër destinacionet kryesore të turistëve”, tha Merdani.

Por, shtoi ajo, turistët kanë treguar interes edhe sportet e aventurës.

“Aktivitetet rafting në lumin Osum, ngjitje në malin e Tomorrit, hedhje me parashuta nga Mali Shpirag, kanoe në liqenet e Tomorit, ecje me biçikletat malore në rrethinat e Beratit, vizitë në Kanionet e Osumit, pjesëmarrje në turret e gastronomisë në agrobizneset në fshatrat turistikë etj janë ndër të preferuarat e turistëve vendas e të huaj”, theksoi Merdani.

Berati vijon të mbetet ndër qytetet më të preferuara të turistëve. Në të gjithë qarkun e Beratit numërohen rreth 486 monumente kulture dhe kjo ka një impakt të jashtëzakonshëm, sidomos në rritjen e fluksit të turizmit kulturor sidomos vitet e fundit.

Lexo më shumë nga

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.