Dita Ndërkombëtare e Autizmit, Presidenca ndriçohet blu
Presidenca iu bashkua Ditës Ndërkombëtare të Autizmit dhe Muajit të Ndërgjësimit mbi të.
Presidenca iu bashkua Ditës Ndërkombëtare të Autizmit dhe Muajit të Ndërgjësimit mbi të.
Presidenca është ndriçuar me blu në këtë ditë të rëndësishme për ndërgjegjësimin ndaj mbështetjes dhe trajtimit të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik.
Institucionet e linjës por edhe bashkitë zhvilluan sot aktivitete të shumta me rastin e kësaj dite.
Aktualisht në 9 qendrat e zhvillimit publik (rezidenciale dhe ditore) ofrohen shërbime për personat me aftësi të kufizuar ndër to dhe fëmijët me çrregullime të spektrit autik.
Në nivel bashkie janë financuar dhe ofrohen 14 shërbime (lëvizëse dhe ditore), ku marrin shërbime 665 fëmijë me aftësi të kufizuar, nga këto 188 fëmijë me çrregullime të spektrit autik në bashkitë Librazhd, Lushnjë, Lezhë, Rrogozhinë, Elbasan, Mat, Vau i Dejës, Memaliaj, Dropull, Dibër, Has, Gjirokastër, Patos, Tiranë, të cilat ofrojnë shërbimin lëvizës të specializuar në banesë.