Denaj takim me ambasadorin Bergner, projekte të përbashkëta në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me ambasadorin e Gjermanisë, në vendin tonë, Karl Bergner


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj zhvilloi një takim me ambasadorin e Gjermanisë, në vendin tonë, Karl Bergner dhe atashenë e Bujqësisë për vendet e Ballkanit, Frank Müller.

Denaj bëri të ditur se Gjermania mbetet një mbështetëse e madhe e zhvillimit të Shqipërisë dhe sektorit të bujqësisë.

“Përpos rritjes së bashkëpunimit midis dy qeverive për fuqizimin ekonomik të sektorit bujqësor dhe zhvillimin e zonave rurale, diskutuam edhe për krijimin e sinergjive të reja, të konkretizuara përmes projekteve të përbashkëta sikundër është ngritja në Shqipëri e Qendrës Rajonale të Informacionit GjeoHapsinor, i stacionuar në Universitetin Bujqësor të Tiranës”, tha Denaj.

Denaj i shprehu ambasadorit Bergner, falënderime edhe në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e vyer të qeverisë gjermane përmes asistencës teknike të ekspertëve gjermanë në procesin e harmonizimit të ligjeve me Bashkimin Evropian, si edhe për shkëmbimin e eksperiencës në fushën e modernizimit dhe digjitalizimit të bujqësisë, ku Gjermania është lider.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…