Inspektori i Lartë i Drejtësisë, memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

Kreu i ILD, Artur Metani, zhvilloi një takim pune me Rektoren e Universitetit të Shkodrës, Rajmonda Këçira dhe drejtues të lartë.


Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, në kuadër të bashkëpunimit të institucionit me fakultetet e drejtësisë të Universiteteve Publike të vendit.

Në mjediset e Rektoratit, z. Metani u mikprit dhe zhvilloi një takim informues me Rektoren e Universitetit të Shkodrës, znj. Rajmonda Këçira, Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, z. Gaspër Kokaj dhe Zv. Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, znj. Irma Baraku. Biseda u pasua nga nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, z. Artur Metani dhe Dekanit të Fakultetit të Drejtësisë z. Gasper Kokaj.

 

Memorandumi parashikon mes të tjerash mundësinë̈ e realizimit të praktikës për studentët e Departamentit të së Drejtës, pranë Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, krahas organizimit të aktiviteteve të përbashkëta me fokus edukimin ligjor e profesional në fushën e drejtësisë.

 

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani vërejti se Zyra e ILD-së ka gjithë vëmendjen për ndërgjegjësimin dhe mbështetjen profesionale për brezin e ri të profesionistëve të drejtësisë, si një kontribut konkret për demokratizimin e shoqërisë dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

“Unë mendoj thellësisht që reforma në drejtësi nuk mund të ketë sukses nëqoftëse nuk është kontributi i të gjithë shoqërisë dhe të gjithë aktorëve që marrin pjesë në drejtimin shoqëror, ekonomik, social, por edhe të drejtësisë në Shqipëri, siç është edhe Fakulteti i Drejtësisë së Shkodrës, pjesë e profesionistëve të ardhshëm të sistemit në Shqipëri. Kështu që e kemi menduar me shumë dëshirë këtë iniciativë dhe shpresoj shumë që ta realizojmë sa më shpejt, edhe me kontributet për intership-et e studentëve, por edhe nëpërmjet kontributeve që trupa mësimdhënëse e Fakultetit të Drejtësisë së Shkodrës, mund t’i japë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.”, tha z. Metani.

Dekani Gaspër Kokaj shprehu vlerësimin për zyrtarizimin e bashkëpunimit me ILD-në. “Më vjen mirë që një Institucion kaq i rëndësishëm në shtetin shqiptar, mbi të gjitha në pjesën e drejtësisë në kuadër të reformës, merr iniciativën dhe na fton për të bërë një marrëveshje të tillë, sepse zakonisht ne Universitetet e rretheve jemi të ftohtë dhe më pak të vëmendshëm, për këtë arsye merr më shumë vlerë kjo marrëveshje shumë e mirëpritur prej nesh.”

Më pas z. Metani zhvilloi një leksion të hapur me studentë të Fakultetit të Drejtësisë mbi rolin e ILD-së në arkitekturën e re të sistemit të Drejtësisë, duke iu përgjigjur interesit të auditorit mbi aspekte të punës, të hetimit e procedimit disiplinor, mbi etikën e magjistratëve, por edhe mënyrën sesi të rinjtë e shohin sistemin e drejtësisë dhe funksionimin e tij.

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MF: Të ardhurat për 11-mujorin, rritje me 60,5 miliardë lekë

Sipas raportit të Ministrisë së Financave mbi treguesit paraprakë fiskalë, të ardhurat u realizuan në masën 100 % të planit…