Gonxhja: Hapa të mëdhenj përpara në angazhimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor

Presidenca e Këshillit Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë miratuar marrëveshjen e përkohshme, që i jep dritën jeshile Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Opening the debate on BREXIT

Presidenca e Këshillit Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë miratuar marrëveshjen e përkohshme, që i jep dritën jeshile Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Në një reagim në rrjete sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, e cilësoi këtë lajm emocionues.

“Hapa të mëdhenj përpara në angazhimin e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Ky vendim shënon një moment historik në rrugëtimin e vendeve të Ballkanit drejt anëtarësimit në BE”, tha ai.

Gonxhja u shpreh se, marrëveshja parashikon një investim prej 6 miliardë eurosh nga BE, që do të nxisë rritjen ekonomike në të gjithë rajonin, për të kapërcyer hendekun në standardet e jetesës midis Ballkanit dhe BE-së.

Por sipas tij, ka edhe më shumë.

“Premtimi i BE-së për të përshpejtuar integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Tregun Unik dhe mbështetja për forcimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, hap rrugën për perspektivën e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve dhe forcës punëtore, nxitjes së tregut të përbashkët digjital, liberalizimit të transportit dhe integrimit në zinxhirët e furnizimit industrial”, u shpreh Gonxhja.

Ministri theksoi se, “kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin dhe punën e palodhur të shumë agjencive dhe institucioneve publike. Ata meritojnë mirënjohjen tonë maksimale për realizimin e këtij momenti historik”.

(Marrë nga ATSH)

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…