“Kabatë me gërnetë dhe violinë”, promovohet libri i 36-të i akad. Vasil Toles

-Promovimi u organizua nga Teatri i Operës dhe Baletit në bashkëpunim me shtëpinë botuese “MEDIAPRINT”-


Nga Dhurata Hamzai

“Kabatë me gërnetë dhe violinë” është promovuar sot më 5 prill 2024 nga Teatri i Operës dhe Baletit në bashkëpunim me shtëpinë botuese MEDIAPRINT.

Në promovim morën pjesë drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit znj. Abigeela Voshtina, drejtori i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Sokol Marsi, drejtori i Qendrës Kombëtare Tradicionale Niko Kotherja, anëtarë të kryesisë së Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, personalitete të artit e kulturës, si dhe artistë të njohur e studentë.

Promovimi u organizua, gjithashtu, me pjesëmarrjen e veçantë të mjeshtërve të sazeve Aleks Xhelili, Josif Shukallari, Telando Feto, Aurel Qirjo dhe të Orkestrës së Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore.

Veprimtaria u çel nga drejtuesja e shtëpisë botuese “MEDIAPRINT”, znj. Anila Bisha, e cila ia dha fjalën drejtoreshës së Përgjithshme të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, znj. Abigela Voshtinës.


Znj. Voshtina falënderoi akad. Vasil Tolen për kontributin që ka dhënë ndër vite në studimin e muzikës tradicionale shqiptare dhe përfshirjen e kësaj muzike në veprat e tij muzikore dhe theksoi se ky libër do jetë një ndihmesë e madhe për artistët. Libri ka një rëndësi të madhe në promovimin e trashëgimisë sonë muzikore. Më tej, drejtoresha e TKOB-it premtoi që në kalendarin e koncerteve të këtij institucioni do të përfshijë edhe një koncert, ku do të internojnë mjeshtrit e muzikës me saze.

Më pas foli drejtuesja e shtëpisë botuese

“MEDIAPRINT”, znj. Anila Bisha. Ajo tha se ky është libri i 36-të i akademik Vasil S.Toles.
Znj.Bisha kujtoi se kjo gjini muzikore e konsideruar si “koncerti instrumental” i muzikës me saze është bërë e njohur për publikun e gjerë në Shqipëri dhe jashtë saj, që para 100 vjetësh, fillimisht përmes regjistrimeve diskografike e më pas përmes regjistrimeve në shirit, në CD, e sot edhe përmes teknologjive digjitale.

Ajo theksoi se autori i librit “Kabatë me gërnetë dhe violinë”, akad. Vasil Tole ka vëzhguar, ka kërkuar përmes shumë e shumë arkivave, burimeve njerëzore, informacioneve nga familjarë apo studiues të këtij zhanri prej 30 vitesh, dhe tashmë ai na ka lënë një pasuri të trashëgimisë shpirtërore të dokumentuar në këtë botim të plotë.

Znj. Bisha, duke e vlerësuar librin për vlerat tradicionale dhe bashkëkohore njëkohësisht, tha se brenda kësaj trashëgimie është e koncentruar e gjithë dija muzikore, sesi mjeshtrit e muzikës me saze shndërruan në muzikë urbane trashëgiminë e madhe muzikore shumëzërëshe “a capella” të fshatit shqiptar, një trashëgimi qindravjeçare, duke përdorur në mënyrë tërësisht krijuese e novative veglat muzikore të temperuara europiane, si klarineta, violina etj.

Ndërsa kujtoi me nderim dhe respekt mjeshtërit e kabaresë, znj. Bisha tha se ky botim mbetet një pasuri edhe për studiuesit apo për të gjithë adhuruesit e kësaj gjinie për të njohur në mënyrë pothuajse shteruese për nga informacioni i plotë dhe evidentimi i të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë gjini.

Niko Kotherja, drejtor i Qendrës Kombëtare Tradicionale vlerësoi punën e akad. Vasil Toles për librin. Ai e quajti kabanë si një ishull të veçantë në traditën muzikore shqiptare dhe e vlerësoi librin edhe për faktin se deri më sot nuk ka pasur një botim të natyrës antologjike, ku të jenë së bashku mjeshtrit më të shquar të kabave me audiot e kabave prej vitit 1920 e deri më sot, me analizat mbi kabanë dhe kabatë, shoqëruar me të dhëna konkrete për ustallarët e kabave, e më gjerë.

Librin e vlerësoi për ndihmën e madhe që ju jepet instrumentistëve dhe shkollave të muzikës edhe drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Sokol Marsi.


Emanuel Tufa stërnip i kryemjeshtrit Bilbil Vlora në promovimin e librit KABATË ME GËRNETË DHE VIOLINË

Një i ftuar i veçantë që vinte nga Italia ishte Emanuel Tufa, nipi i mjeshtrit të kabasë Bilbil Vlora.
Ai falënderoi prof. Vasil Tolen për ftesën ne këtë veprimtari ku nderohen dhe hidhet akoma ma shumë dritë mbi figurën e mjeshtërve të viteve ’20, të cilët shënuan historinë e muzikës folklorike te jugut.
Fale botimeve të prof. Toles, -tha Tufa-, ne kemi mësuar dhe jemi njohur me instrumentistet qe kane kontribute të rëndësishme.

Para se te vija këtu mendova ç’të tregoj ne lidhje me stërgjyshin dhe kabanë. Me erdhi ne mendje një rrëfim nga një moshatar pothuajse 90- vjeçar para disa vitesh, dhe mendoj se kjo ngjarje tregon më së miri se çfarë është kabaja. -tha Tufa, duke kujtuar një histori mbresëlënëse:

Bilbil Vlora kthehej nga një dasmë në lagjen Karabash, tek zbriste për në shtëpi gjendet përballë një tragjedie, sapo kishin vrare një djalë 20- vjeçar. Prindërit dhe të afërmit po e qanin, ulërimat alarmuan lagjen dhe njerëzit mblidheshin.

Bilbil Vlora vendosi t’ia jap ngushëllimet kësaj familjeje në mënyrën e tij. Merr klarinetën dhe fillon të luaj një kaba.

Kabaja e Bilbilit u bë një me dhimbjen e prindërve. Kabaja u kthye ne një përqafim, në një kurajo, një ngushëllim nga mjeshtri Bilbil Vlora.

Në fund të fjalës së tij Emanuel Tufa tha se këngët, vallet apo kabatë e tyre duhet të konsiderohen si operat, nuk duhen prekur, nuk duhet t’i shtojmë apo t’i heqim për t’i zbukuruar, pasi sindroma e kësaj epoke është zbukurimi.

Ato perla janë aq të thjeshta dhe aq të bukura sa që neve na mbetet vetëm t’i interpretojmë duke respektuar krijimtarinë e kolosëve të folklorit tonë.

Në fjalën e tij, akad. Tole vlerësoi mjeshtrit e mëdhenj të kësaj muzike, të cilët i vlerëson për faktin se kanë krijuar identitetin shqiptar në muzikë. “Kabatë, me gërnetë dhe Violinë” është konceptuar nga autori si një përmbledhje dhe dokumentim i mjeshtërve më të mëdhenj që kanë lënë gjurmë në këtë gjini muzikore.

Sipas tij libri është multifunksional pasi shërben edhe si guidë edhe si libër studimor, e në mënyrë të veçantë si dokumentim.

Akad. Tole tha se libër janë të dokumentuara 30 kabatë më të mira në klarinetë e violinë.

“M’u deshën 35 vite pune për të mbledhur ato që unë i quaj “100 vjet kaba me saze”, -thotë akad. Tole, -pasi e vërteta kërkon të thuhet, që deri më sot nuk ka pasur një botim të natyrës antologjike, ku të jenë së bashku mjeshtrit më të shquar të Kabave, me audiot e kabave prej vitit 1920 e deri më sot (QR CODE), me analizat mbi kabanë dhe kabatë, shoqëruar me të dhëna konkrete për ustallarët e kabave, etj.
Kabatë me gërnetë dhe violinë janë kryeveprat e muzikës me saze të Shqipërisë së Jugut, një trashëgimi muzikore që do të bënte krenar çdo vend që do ta kishte atë.

Prej sot ato janë së bashku në një botim të vetëm, si një dëshmi e artit të madh të popullit, pjesë e muzikës popullore qytetare të Shqipërisë së Jugut dhe e listës së “Dukurive jo materiale” të mbrojtur nga UNESCO!

Kjo vepër që ka parë së fundmi dritën e botimit vjen edhe me një risi. Tashmë të gjithë lexuesit përmes një kodi skanimi do të kenë mundësi të njihen me të gjitha krijimtaritë e autorëve në libër, përmes platformës youtube.

“Me teknologjinë e krijuar përmes QR code ku me Cd e munguar mund të skanosh përmes celularit e lidhesh direkt me kabanë e mjeshtrit. e në këtë mënyrë vë në punë edhe të lexuarin edhe të dëgjuarin”, -tha Tole.

Në fund akad. Tole falënderoi për mbështetjen e botimit fondacionin “Niko Gjika”, Klodian Qafokun për masterizimet dhe shtëpinë botuese “MEDIAPRINT” për botimin e librit!

Veprimtaria vijoi me interpretime të kabave nga mjeshtërit e sazeve Aleks Xhelili, Josif Shukallari, Telando Feto dhe Aurel Qirjo dhe Orkestra e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, të cilat u duartrokitën nga pjesëmarrësit.

Promovimin e mbylli kori i Ansamblit që përshëndeti me këngën “A kanë ujë ato burime”

Libri “Kabatë me gërnetë dhe violinë”, përmban shpjegimin e fenomenit të sazeve, formacionit muzikor me vegla të temperuara (klarinetë, violinë, llahutë dhe dajre), që në thelb ka krijuar muzikën popullore qytetare të Shqipërisë së Jugut, nga fundi i shekullit XIX deri në fillimin e shek.XX, në qytete si Leskoviku, Përmeti, Korça, Vlora, Berati, Tepelena, etj.


Ustallarët e kabave Aleks Xhelili Josif Shukallari dhe Telando Feto

Akad. Tole vë në dukje se kabaja e luajtur me gërnetë apo me violinë e njohur prej më shumë se 150 vitesh, është llojformimi më i plotë e i në muzikën popullore me vegla të Shqipërisë së Jugut.
Në libër janë përzgjedhur interpretimet në gërnetë e violinë të mjeshtërve të së shkuarës e të së sotmes, të cilët kanë krijuar me interpretimet e tyre një shkollë kombëtare të kabasë, me plot kuptimin e fjalës.

Pjesë e këtij libri janë mjeshtërit Selim Leskoviku, Biblil Vlora, Riza Berati, Vangjel Leskoviku, Medi Përmeti, Jonuzi i Lamçes, Llaqi me shokët, Gaqo Lena, usta Laveri, Sabri Fehimi, Vangjel Poda, Sabri Çaçi, Tuli i Delvinës, Vasil Mastora, Nexhipi i Fierit, Çerçiz Mehmeti, Lulushi i Korçës, Kristo Jorgo, Sazan Hoxha, Josif Shukallari, Aurel Qirjo, Aleks Xhelili, Taelando Feto.

Një vend te posaçëm zënë mjeshtrit e kabave, nga viti 1920 e deri me 2020, te dhëna për ta, për kabatë e tyre, të cilat përmes QR CODE mund të dëgjohen nga youtube për lexuesit e librit. Janë 16 kaba te mjeshtërive me gërnetë shih:

https://odeacademy.org/mjeshterit-gernetare dhe 14 kaba të mjeshtërve me violinë shih https://odeacademy.org/mjeshtrit-violiniste

Libri nga dita e hënë do të jetë në librari!

 

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…