“Ishujt 2024”, projekti për pajisjen me dokumente biometrike të shqiptarëve në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut
Ekipi i posaçëm do të gjendet në: Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 prill 2024 dhe Rodos më 25, 26 dhe 27 prill 2024
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë realizimin e projektit “Ishujt 2024”, me qëllim pajisjen me dokumente biometrike të shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në zonat përreth ishujve të Egjeut/Mesdheut.
Në kuadër të realizimit të këtij projekti, ekipi i posaçëm do të gjendet në:
– Iraklio, Kretë më 22, 23 dhe 24 prill 2024
– Rodos, Rodos më 25, 26 dhe 27 prill 2024
Të interesuarit, krahas detyrimit për kryerjen e aplikimit në e-Albania, duhet të dërgojnë në [email protected] kërkesën e tyre me subjekt “Ishujt 2024“, si dhe të dhënat e mëposhtme:
– Emër/Mbiemër i aplikantit
– Numrin personal (NID)
– Kodin e aplikimit për pasaportë ose/dhe kartë ID (03AT…)
– Adresen e vendbanimit – Ishulli
Afati përfundimtar për aplikim është data 19 prill 2024.
Aplikimet kryhen falas nëpërmjet platformës www.e-albania.al dhe kostoja reale e pasaportës/kartës ID është 130/12 euro.
– Pagesa për rinovimin e pasaportave biometrike dhe kartave ID, si dhe shërbimeve të tjera do të mund të kryhet me çdo lloj kartë bankare përmes POS terminaleve, të cilat do të instalohen në ambientet e zyrës së përcaktuar.
– Detajet lidhur me vendndodhjen në Kretë dhe Rodos do t’ju komunikohen në ditët në vijim.
Për çdo pyetje/informacion të mëtejshëm kontaktoni në [email protected]
POSTIMI I AMBASADËS
‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi edhe këtë vit do të mundësojë…
Posted by Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi on Saturday, April 6, 2024