Përse po trazohen sërish ujërat në Detin e Kinës Jugore?
Ferdinand Marcos Jr. dhe ndryshimi i kursit gjeopolitik të Filipineve ndaj Kinës
Nga Dr. Marsela Musabelliu
Gjatë muajit të kaluar, ujërat në Detin e Kinës së Jugut janë bërë të rrëmbyeshme. Debati mbi të drejtat e lundrimit dhe pretendimet territoriale po acarohet gjithnjë e më shumë. Është dëgjuar shumë këto kohë të flitet për “incidente” dhe është e rëndësishme të ndahen faktet nga trillimet.
Tensionet janë ndezur mbi një shkëmb të diskutueshëm – të njohur si guma Ren’ai në Kinë. Vetëm në mars pati dy përplasje midis anijeve kineze dhe filipinase, pamjet e këtyre incidenteve u shpërndanë gjerësisht. Filipinet duket se synojnë ta përcaktojnë këtë si një çështje të rëndësishme, me gjasë për arsye politike të brendshme.
Shtrohet pyetja: përse kjo çështje ka përparësi, veçanërisht duke pasur parasysh që Filipinet kanë shumë probleme, më të mëdha dhe më urgjente se kjo. Fillesat e kësaj situate gjenden 25 vjet më parë, vitin 1999, një anije filipinase u ankorua (tokëzua) në këtë gumë me idenë se kishte një defekt mekanik. Shpjegimi i qeverisë filipinase në atë kohë mund të kishte qenë për të minimizuar çdo veprim të qëllimshëm, por tashmë kuptohet se potencialisht po kërkohej të ndryshohej status quo-ja rajonale.
Roja detare kineze dëbon me top ujë anijes filipinase që hyri ilegalisht në ujërat e gumës Ren’ai, 23 mars 2024(Foto:VCG)
Ferdinand Marcos Jr. dhe ndryshimi i kursit gjeopolitik të Filipineve
I biri i Ferdinand Markos, njëri nga politikanët më të diskutueshëm për shekullin e XX-të, dhe i Imelda Marcos, një nga zonjat e para presidenciale më të përfolura në Azi, Ferdinand Markos Junior fitoi zgjedhjet presidenciale në mes të viti 2022, duke pasuar Duterte. Markos është shprehur se ai dëshiron një “ndryshim paradigme” në qasjen e Filipineve ndaj rajonit, por ai ka ndjekur saktësisht atë që paradigma e vjetër përshkroi, duke ndërhyrë në interesat e Kinës për të harmonizuar marrëdhëniet me ShBA-të. Ishte disi e pritur pasi babai i tij vdiq në ShBA duke marrë azil atje, dhe duke mos kthyer asgjë nga cfarë i kishtë marrë popullit filipinas, që përllogaritej në miliarda, por kjo është histori tjetër.
Duke u kthyer tek mosmarrëveshja në Detin e Kinës Jugore, të gjithë në Azi e pranojnë se Filipinet po përdoren nga ShBA-të, të cilat kanë ushtruar një ndikim të madh në politikën e jashtme të Filipineve. Incidenti i ndalimit të anijes që po i referohemi më sipër është pjesë e një situate më të gjerë gjeopolitike në Detin e Kinës Jugore. Diskutimi sillet rreth pretendimeve territoriale të Filipineve dhe pozicionit të tyre në lidhje me zona të caktuara, duke iu referuar Ren’ai dhe zonës ekskluzive ekonomike (EEZ) bazuar në Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS). Strategjia për Filipinet për të vendosur një spirancë në zonë, është domethënëse. Historikisht, Filipinet nuk kanë pasur pretendime territoriale mbi Ren’ai derisa e zhvendosën diskursin e tyre në fillim të viteve 2000. Sipas traktateve ndërkombëtare si Traktatet e Uashingtonit, Parisit, ose marrëveshjeve midis Anglisë dhe ShBA-ve në lidhje me territoret e Filipineve, Ren’ai bie dukshëm jashtë juridiksionit të tyre.
Presidenti filipinas Ferdinand Markos Junior takohet me sekretarin e Mbrojtjes të ShBA-së, Lloyd James Austin III, shkurt 2023(Foto:VCG)
Lidhur me incidentet e ditëve të fundit në det, njëra përfshinte një anije filipinase që u përplas me një anije kineze. Përgjigjja e Kinës, që nga 24 marsi, erdhi përmes Ministrisë së saj të Punëve të Jashtme, duke deklaruar gatishmërinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Filipinet përmes dialogut dhe negociatave. Megjithatë, ata akuzuan Filipinet se po vepronin me keqbesim duke u përpjekur të dërgonin në mënyrë të paligjshme materiale ndërtimi në anijen e saj ushtarake të bllokuar në Ren’ai për ta përforcuar atë në objekte të përhershme. Kina i dënoi këto veprime.
Marcos Jr. vizitoi Kinën në Janar të vitit 2023, duke dërguar dy mesazhe: e para, Filipinet nuk duan të zgjedhin anët midis fuqive të mëdha, dhe e dyta, Filipinet nuk duan dhe nuk mund të zgjedhin luftime me asnjë fuqi të madhe.
Megjithatë, pas një viti me shumë konflikte detare me Kinën, Marcos Jr. tani beson se një Kinë më e sigurt përbën një sfidë për fqinjët e saj aziatikë. Ai kërkon një ndryshim paradigme në qasjen e Filipineve ndaj Detit të Kinës Jugore dhe po diskuton një marrëveshje reciproke aksesi, në thelb një pakt mbrojtës, me Japoninë.
Kina zyrtare dhe qendrime historike
Më 20 dhjetor 2023, Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i tha homologut të tij filipinas se vështirësitë e rënda me të cilat përballen marrëdhëniet Kinë-Filipine janë të rrënjosura në faktin se Filipinet ndryshuan qëndrimin politik, duke refuzuar premtimet, duke provokuar vazhdimisht telashe në det dhe duke minuar legjitimitetin e Kinës. Ai theksoi se pala filipinase duhet të veprojë me kujdes. Pavarësisht dëshirës së Marcos për një ndryshim paradigme, veprimet e tij duket se pasqyrojnë paradigmën e vjetër, duke bërë që disa politikanë filipinas të zhgënjehen. Ata theksojnë nevojën për t’i dhënë përparësi zhvillimit bujqësor të vendit dhe përmirësimit të infrastrukturës, duke e njohur Kinën si një partner të mundshëm në këto përpjekje.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin(Foto:MPJ)
Në një konferencë për shtyp të mbajtur në fillim prilli, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, reagoi ndaj letrës së ministrit të Mbrojtjes të Filipineve, Gilberto C. Teodoro. Ai shprehu se Filipinet akuzojnë Kinën për përdorimin e statusit të një vendi të madh për të ngacmuar një vend të vogël, por nuk flasin për pushtimin e paligjshëm të territorit kinez në ishujt Nansha të Kinës. Ky është “kurthi” i vërtetë.Problemi i Ren’ai nuk është se kush është i madh dhe kush është i vogël, por se kush ka të drejtë dhe kush e ka gabim, shtoi Wang.
Në vitin 1999, zbarkimi i paligjshëm i anijes ushtarake filipinase në plazh shkel sovranitetin kinez. Kina paraqiti menjëherë kërkesa palës filipinase, e cila premtoi të tërheqë anijen disa herë. Megjithatë, për 25 vjet, Filipinet jo vetëm që nuk e mbajtën premtimin për të tërhequr anijen, por përpiqen të transportojnë materiale për riparimin e anijes së tyre, me synimin për të ndërtuar struktura të qëndrueshme në territorin Ren’ai. Zëdhënësi i diplomacisë kineze theksoi se Kina kërkon që Filipinet të respektojnë faktet dhe të zbatojnë konsensusin e arritur mes dy vendeve, duke u nisur në rrugën e dialogut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Në vitin 1999, pala kineze i paraqiti menjëherë demarsh palës filipinase, që premtoi ta tërhiqte anijen shumë herë. Funksionarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Filipineve janë shprehur qartë se Filipinet nuk dëshirojnë të ndërtojnë objekte në Ren’ai dhe nuk do të bëhen vendi i parë që shkel Deklaratën mbi Sjelljen e Palëve në Detin e Kinës Jugore. Por 25 vjet kanë kaluar dhe Filipinet jo vetëm që nuk e mbajtën premtimin që ta tërheqin anijen, por përpiqen të transportojnë materiale për riparimin në shkallë të gjerë të anijes ushtarake, me synimin për të ndërtuar objekte të përhershme në gumën Ren’ai.
Nga ana tjetër, po të kthehemi më gjatë në histori vërehet se studiuesi britanik Anthony Carty në librin e tij të fundit “Historia dhe Sovraniteti i Detit të Kinës Jugore”, paraqet materiale historike nga arkivat e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara për periudhën 1805-1975. Ai bëri veçanërisht të ditur një dokument të vitit 2011, që ndoqi një mendim juridik të Ministrisë së Jashtme Britanike nga viti 1974 për Ishujt e Detit të Kinës Jugore. Ky dokument përfshinte një shënim të bërë nga ministri i Jashtëm në atë kohë, James Callaghan, i cili thoshte: “Këta ishuj janë të Kinës, por nuk ka nevojë të informohet Kina.” Ky shënim bëri që Carty të marrë këtë si motiv për të nisur një studim të gjatë historik mbi sovranitetin e Detit të Kinës Jugore. Përmes librit të tij, Carty arrin në një përfundim të qartë akademik: Qëndrimi i Kinës në lidhje me çështjen e Detit të Kinës Jugore është i arsyeshëm, edhe pse kjo çështje ka qenë subjekt mosmarrëveshjesh. Është e rëndësishme të theksohet se ky konkluzion vjen pa u bazuar në arkivin historik të Kinës.
Dhe vetëm po të hedhim një vështrim se çfarë ka ndodhur që nga fillimi i vitit të kaluar, shihet një trajeketore e situatës dhe përshkallëzim i ngjarjeve në bazë të politikës. Për shembull në shkurt të vitit 2023, Filipinet vendosën t’u japin SHBA-ve akses në katër baza ushtarake në Filipine, duke e çuar numrin total në nëntë. Në shtator të vitit të kaluar Uashingtoni dhe Manila zhvilluan një lundrim dypalësh nëpër pjesë të Detit të Kinës Jugore. Nga nëntori i vitit të kaluar deri në shkurt të këtij viti, të dyja marinat, si ShBA-ja dhe Filipinet kryen atë që ata e quajnë veprimtari bashkëpunuese detare në tre raste në Detin e Kinës Jugore. Në fund të shkurtit 2024, Presidenti Ferdinand Marcos Junior tha për shtypin pas fjalimit të tij në Parlamentin Australian se ai pret që Australia të qëndrojë përkrah Filipineve kunder Kinës, në çështjen e detit. Në fillim të marsit Australia njoftoi rreth 190 milionë dollarë në financim për projekte dhe fusha të ndryshme, duke përfshirë Sigurinë Detare dhe u raportua ditë më parë se ShBA-ja në Filipinet dhe Japonia do të navigojnë me patrulla të përbashkëta detare në detin e Kinës së Jugut. Këto edhe të tjera do të diskutohen në mes prilli në Uashington në një samit midis Presidentit i ShBA Joe Biden, kryeministrit japonez Fumio Kishida dhe presidentin e Filipineve Ferdinand Marcos Jr.
Foto:VCG
Së fundmi, trajektorja e Manilës është bërë e qartë tashmë, incidentet janë pasojë e këtyre lëvizjeve. Analistët në Azi po flasin për mundësinë e aplikimit të të ashtuquajturit traktat të mbrojtjes së ndërsjellë, midis ShBA-ve dhe Filipineve, por sipas Yan Yan, një nga ekspertet më të shquara të së drejtës ndërkombëtare detare, Shtetet e Bashkuara nuk do të hyjnë asnjëherë në konflikt direkt me Kinën për Filipinet, thjeshtë ju leverdis kur shohin se ekziston kjo pamje e anijeve që përplasen dhe këto përleshje politike midis Kinës dhe Filipineve.
Burimi: CRI.CN