Koçiu: Investime për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore
Në Ditën Botërore të Shëndetit, ministrja Koçiu u shpreh se shëndeti është pasuria më e madhe që kemi.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se mbulimi universal shëndetësor është udhërrëfyes i strategjisë dhe politikave shëndetësore, ndërsa vijojmë me investimet për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore duke garantuar akses të barabartë në kujdesin mjekësor për të gjithë.
Në Ditën Botërore të Shëndetit, ministrja Koçiu u shpreh se shëndeti është pasuria më e madhe që kemi.
“Apeli im shkon për të gjithë qytetarët që të ndjekin këshillat e mjekëve tanë për parandalimin në kohë të sëmundjeve”, u shpreh ministrja.
Koçiu siguroi se fuqizimi akoma më shumë i kujdesit parësor për shërbime shëndetësore cilësore sa më pranë qytetarëve është fokusi kryesor i MSHMS-së.