Osmani uron Fitër Bajramin: Të gjithë duhet ta shtrijnë dorën e mirësisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit, duke thënë se solidariteti ndërnjerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar.
Në urimin e Osmanit thuhet se festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.
“Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja. Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë. Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë. Urime dhe me fat Fitër Bajramin”, thuhet në urim.
/KosovaPress/