Prezantohet udhërrëfyesi mbi investimet në turizëm në Shqipëri
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vlerësoi se udhërrëfyesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania”,
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vlerësoi se udhërrëfyesi “Tourism Doing Business: Investing in Albania”, i prezantuar sot gjatë Konferencës së Investimeve në Turizëm dhe Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë dhe Europës, promovon zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.
Kumbaro theksoi se ky udhërrëfyes është fryt i një pune të realizuar me shumë këmbëngulje dhe përkushtim me Organizatën Botërore për Turizëm të Kombeve të Bashkuare (UNWTO) për të promovuar nxitjen e këtij tregu, gjithmonë kah qasjes së qëndrueshme të zhvillimit.
Kumbaro përshëndeti sot çeljen e Konferencës së Investimeve në Turizëm dhe Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë dhe Europës, së bashku me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe Sekretarin e Përgjithshëm të UNWTO, Zurab Pololikashvili.
Kumbaro vlerësoi se ky është një moment historik i transformimit të vendit nga një destinacion sporadik në një treg të qëndrueshëm, të sigurt dhe frymëzues për investitorët.
Folësit, ekspertët dhe pjesëmarrësit e tjerë të eventit diskutuan tendencat dhe mundësitë e investimeve globale të turizmit, identifikuan rrugët për përshpejtimin e investimeve turistike për ndryshime pozitive dhe për përfitime për të gjithë dhe ndanë histori suksesi dhe perspektiva të ardhshme të investimeve turistike në Shqipëri.