Gonxhja fton investitorët të bëhen pjesë e “DURANA Tech Park”

DURANA Tech Park ofron avantazhe nxitëse, financiare dhe administrative, për kompanitë e IT dhe nomadët digjitalë.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i bëri thirrje të gjithë investitorëve dhe të apasionuarve të teknologjisë, të bëhen pjesë e Parkut Teknologjik DURANA të Shqipërisë.

Gonxhja tha se, në një kohë rekord, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, finalizoi një proces që kërkonte guxim e që pritej prej vitesh, duke plotësuar dokumentacionin dhe propozuar për Këshillin e Ministrave vendimin historik për të bërë realitet parkun e parë teknologjik dhe shkencor shqiptar.

Sipas tij, Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), në rolin e zhvilluesit publik të “DURANA Tech Park”, me status ekskluziv regjimi fiskal dhe me OneStopShop administrativ lehtësues, do të nisë procedurën konkurruese për të zgjedhur Menaxherin dhe Përdoruesit e Parkut.

DURANA Tech Park ofron avantazhe nxitëse, financiare dhe administrative, për kompanitë e IT dhe nomadët digjitalë. Ky oaz risi, vendoset strategjikisht mes qytetit të Tiranës dhe Durrësit, në një sipërfaqe fillestare prej 140,400 metra katrorë në zonën e Xhafzotajt.

Kjo qendër, që do të vijojë të zgjerohet në sipërfaqe, do të revolucionarizojë peizazhin e skenës teknologjike, duke ofruar një sërë mundësish nga dizajni i softuerit, deri te hulumtimi i robotikës.

“Me mbështetjen e qeverisë shqiptare, nuk kemi të bëjmë vetëm me një park apo hapësirë fizike, por me një portë për mundësi të pafundme”, u shpreh Gonxhja.

Ky projekt mbështetet gjithashtu edhe nga Risi Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Helvetas. (ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…