Kumbaro takon artistë të Ansamblit Popullor: Trashëgimia kulturore, pjesë e ofertës turistike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me grupin e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro zhvilloi një takim me grupin e artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor që performoi në samitin e turizmit të organizuar në Tiranë.

Takimi është zhvilluar gjatë samitit të organizuar në Tiranë të Organizatës Botërore të Turizmit, ku grupi i artistëve performoi valle të traditës sonë artistike në shenjë mikpritjeje për të pranishmit në samit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ministrja Kumbaro publikon foto nga takimi dhe shkruan se performanca e artistëve ishte një pamje më e bukur e ofertës sonë turistike, që lidhet me trashëgiminë kulturore.

“Me mall takova kolegë nga grupi i artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore të Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor që na nderuan me artin e tyre në samitin e Organizatës Botërore të Turizmit në Tiranë duke shpalosur një nga pamjet më të bukura të ofertës sonë turistike, atë të trashëgimisë kulturore të shpirtit shqiptar. World Tourism Organization (UNWTO)”, tha Kumbaro.

Tirana mikpriti takimin e 70-të të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që u zhvillua për herë të parë në vendin tonë, duke mbledhur së bashku 40 përfaqësues të nivelit të lartë nga vendet e kontinentit. Gjatë takimit, Komisioni për Europën miratoi Axhendën e Turizmit për vitin 2024, duke manifestuar prioritetet e Europës si destinacioni kryesor në botë dhe një pionier në inovacionin turistik, ndërsa Shqipëria konfirmohet si destinacioni me rritjen më të madhe të flukseve turistike.

Autoritetet kombëtare të turizmit të Evropës janë takuar në Tiranë për të avancuar zgjidhjet e përbashkëta për sfidat më të mëdha me të cilat përballet turizmi, si dhe mundësitë e ofruara nga kthimi i sektorit pas pandemisë.

Me pjesëmarrjen e pothuajse të gjithë anëtarëve të turizmit të OKB-së në rajon, takimi shërbeu si një platformë për dialog dhe bashkëpunim, duke ofruar një terren për shkëmbimin e njohurive, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe adresimin e sfidave dhe mundësive me të cilat përballet sektori i turizmit.

(Marrë nga ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…