Hasani takim me politikanët suedezë me origjinë shqiptare: Krenarë për diasporën
Adnan Dibrani është shqiptari i parë që është bërë deputet në Parlamentin suedez.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti në një takim sot dy politikanë suedezë me origjinë shqiptare.
Në një postim në rrjetet sociale Hasani ndau momente nga takimi me dy politikanët.
“Adnan Dibrani është shqiptari i parë që është bërë deputet në Parlamentin suedez dhe tani është edhe kandidat për zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Arbër Gashi, po punon në pushtetin lokal në Suedi”, tha Hasani.
Ministri Hasani u shpreh se “Adnan dhe Arbër, së bashku me Arba Kokalarin, deputete e BE-së dhe Aida Birinxhikun, aktualisht deputetja më e re në Parlamentin suedez, janë histori suksesi të shqiptarëve në Suedi”.
“Ne jemi krenarë për diasporën tonë dhe inkurajojmë pjesëmarrjen e tyre politike kudo që jetojnë”, tha Hasani.