Marrëveshja interbus, Balluku: Planet e transportit prioritare, i shërbejnë turizmit

Kuvendi nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes për aderimin në protokollin e marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus (marrëveshja interbus)”.


Kuvendi nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes për aderimin në protokollin e marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus (marrëveshja interbus)”.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi se marrëveshja parashikon aderimin e Republikës së Shqipërisë në Protokollin e Marrëveshjes mbi transportin ndërkombëtar të rastit të udhëtarëve me autobus, ndryshe e quajtur marrëveshja interbus, në lidhje me transportin ndërkombëtar të rregullt dhe të specializuar të udhëtarëve me këtë mjet udhëtues.

Vendi ynë ka aderuar në marrëveshjen interbus në vitin 2004 për herë të parë dhe në bazë të kësaj marrëveshje kryhen transportet ndërkombëtare të rastit apo ato turistike dhe ndërkohë, nëpërmjet përdorimit të librave të udhëtimit, i cili lëshohet për subjektet e licencuara për transport ndërkombëtar të udhëtarëve, ky proces formalizohet.

“Qëllimi i marrëveshjes interbus është që të zgjerohet përmes dispozitave të këtij protokolli shtesë, mbi procedurat për shërbimet e rregullta dhe të specializuara, që janë objekt autorizimi. Protokolli synon të ndikojë në promovimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të transportit ndërkombëtar të udhëtarëve në Europë, si dhe për të lehtësuar organizimin dhe operimin e tij”, tha Balluku në fjalën e saj teksa po diskutohej marëveshja në seanën plenare të Kuvendit.

Sipas Ballukut, marrëveshja ka si objektiv rritjen dhe forcimin e sektorit të turizmit dhe dëshirën për të promovuar më tej shkëmbimin kulturor ndërmjet palëve kontraktuese të këtij protokolli, si dhe dëshirën për të zgjeruar qëllimin e shërbimeve të transportit të përcaktuar në marrëveshjen interbus, për të mbuluar gjithashtu shërbimet e rregullta dhe të specializuara.

Kushtet përfshijnë transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve të çdo kombësie, me anë të mjeteve dhe të shërbimeve të rregullta dhe të rregullta të specializuara me autobus si dhe udhëtimet bosh të këtyre autobusëve që merren me këto lloj shërbimesh.

Protokolli gjithashtu përcakton se palës kontraktuese duhet t’i garantojnë zbatimin e parimeve të mosdiskriminimit për shkak të kombësisë, vendit ku është vendosur operatori i transportit, vendit të origjinës, si dhe vendit të destinacionit të autobusit dhe shërbimit të ofruar.

Ky Protokoll ka qenë i hapur për nënshkrim nga Palët Kontraktuese të Marrëveshjes Interbus, pranë Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkimit Evropian, që vepron si Depozitues i këtij Protokolli dhe është nënshkruar nga Bashkimi Evropian, Mbretëria e Bashkuar, Principata e Andorrës, Bosnje-Hercegovina, Republika e Moldavisë, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina.

“Në një kohë kur turizmi në Republikën e Shqipërisë ka shënuar një hov të ri, ndërkohë që pas një prove gjenerale të suksesshme të vitit 2023 kur në territorin tonë hyjnë 10 milionë pasagjerë, sot kur jemi të përgatitur sipas të gjitha projeksioneve për të pranuar dhe për të akomoduar në vendin tonë mbi 14 milionë pasagjerë, të gjitha planet të cilat kanë të bëjnë me transportin detar, atë ajror dhe rrugor janë të domosdoshme dhe prioritare. Çdo marrëveshje e cila akomodon një përafrim ligjor me të gjitha kriteret dhe kërkesat e Bashkimit Europian në këtë moment janë shumë të rëndësishme”, tha ajo.

Balluku theksoi se krahas marrëveshjeve qeveria po punon edhe për ndërtimin e infrastrukturës për t’ju përgjigjur fluksit të turistëve.

“Përpjekjeve të qeverisë për të ngritur një infrastrukturë moderne, me ndërtimin e korridoreve rrugore, ashtu siç është ndërtimi i Korridorit VIII dhe ndërtimi i Korridorit Blu, një prej segmenteve të të cilit do të dorëzohet në 30 qershor të këtij viti, segmenti i parë, ai që lidhë Thumanë-Kashar, por duke pasur parasysh dhe një nyje shumë të rëndësishme që është nyja e lidhjes me aeroportit ndërkombëtar, si dhe duke pasur të gjitha planet e tjera për këtë verë për të hapur tunelin e Llogarasë gjithashtu në 30 qershor apo në ditët e para të korrikut, për të vazhduar më pas me dorëzimin e Unazës së Madhe të Tiranës, në fund të dhjetorit të këtij viti apo edhe dorëzimin e punimeve në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, gjithashtu në dhjetor të 2024, sigurisht askush nuk mund të vendosë në dyshim të gjithë përpjekjen, angazhimin dhe fokusin e Qeverisë Shqiptare për të çuar infrastrukturën kritike, infrastrukturën e transportit detar, tokësor dhe ajror në një nivel tjetër që do ti përgjigjej fare mirë kërkesës së rritur të vizitorëve të huaj, por edhe të investitorëve të huaj në Republikën e Shqipërisë”, tha Balluku.

(Marrë nga ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…