UBT dhe Bbashkia Përmet, ura të reja bashkëpunimi në fushën e bujqësisë

Pjesë e turit që ka nisur rektori i UBT dhe stafi i tij për promovimin e UBT ishte edhe gjimnazi “Abaz Shehu” në Tepelenë


Universiteti Bujqësor i Tiranës vazhdon të zgjerojë gjithnjë e më tepër bashkëpunimin me institucionet vendore në vend, këtë herë duke nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit me bashkinë e Përmetit.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës prof. dr. Fatbardh Sallaku dhe zëvendëskryetari i bashkisë Përmet, Florand Hasani, firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, që synon ndërtimin e urave të reja të institucionalizimit të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje UBT do të ofrojë trajnime, seminare, workshope nga stafi i tij profesional mbi kryerjen e studimeve për rajonizimin e kulturave bujqësore në territorin e Bashkisë Përmet, praktikat më të mira në përdorimin e tokës bujqësore, orientimin drejt bujqësisë organike, konsolidimin e kulturave bujqësore, reduktimin e erozionit dhe rreziqeve të tjera mjedisore, rehabilitimin e kanaleve vaditëse, menaxhimin e pyjeve dhe kullotave etj.

Rektori dhe stafi i UBT e zhvendosën takimin e tyre edhe në gjimnazin “Sami Frashëri” të qytetit, ku zhvilluan një bashkëbisedim me objektiv informimin dhe këshillimin e maturantëve për të orientuar studimet e tyre të larta në degët e studimit të Universitetit Bujqësor.

Pjesë e turit që ka nisur rektori i UBT dhe stafi i tij për promovimin e UBT ishte edhe gjimnazi “Abaz Shehu” në Tepelenë.

(Marrë nga ATSH)

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.