”Patriot” libri me kujtime i Navalnyt

Kujtimet e armikut disident numër një të presidentit Vladimir Putin, i cili vdiq në burg në Rusi, do të publikohen në vjeshtë dhe njëkohësisht në të gjithë botën.


Historia e Alexei Navalny e treguar në vetën e parë.

Kujtimet e armikut disident numër një të presidentit Vladimir Putin, i cili vdiq në burg në Rusi, do të publikohen në vjeshtë dhe njëkohësisht në të gjithë botën.

Takimi është për 22 tetor, kur ”Patriot” do të jetë i disponueshëm edhe në rusisht.

Libri është shansi i fundit i Navalny-t për t’i treguar botës historinë e tij me fjalët e tij, që nga rinia e tij deri në hapat e tij të parë politikë për t’u bërë fytyra e opozitës në Kremlin, që u përpoq ta vriste.

Ndër to ishte edhe helmimi i vitit 2020 me agjent nervor që e detyroi të shtrohej në spital, fillimisht në vendlindje, dhe më pas në Gjermani për një periudhë të gjatë.

Ashtu si ai po luftonte për t’u rikuperuar, dukshëm i vetëdijshëm se herët a vonë vrasësit e Putinit do të arrinin ta nxirrnin jashtë, Navalny filloi të shkruante kujtimet e tij, duke vazhduar në vitet në vijim nga burgu rus ku ishte i mbyllur deri në fund të ditëve të tij.

Disidenti e ka punuar dorëshkrimin përmes letrave, duke diktuar disa pjesë. Disa nga letrat e tij të pabotuara gjenden në libër, në të cilin, me shumë detaje, ai rrëfen karrierën e tij politike, familjen dhe fushatën e pandërprerë që ai dhe ekipi i tij drejtuan kundër një regjimi gjithnjë e më diktatorial.

Bashkëshortja Yulia Navalnaya po bashkëpunon me shtëpinë botuese ”Knopf”, e cila do ta botojë në SHBA, për të finalizuar dorëshkrimin.

“Ky libër është një testament jo vetëm për jetën e Alexeit, por edhe për angazhimin e tij të palëkundur në luftën kundër diktaturës, një luftë për të cilën ai sakrifikoi gjithçka, përfshirë jetën e tij”, komentoi e veja e Navalnyt.

Sipas shtëpisë botuese, e cila do të shtypë 500 000 kopje të botimit të parë në SHBA, vëllimi shpreh më së miri besimin absolut të Navalnyt se ndryshimit nuk mund t’i rezistohet, pasi ai do të vijë”.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Historia e Kongresit të Manastirit dhe stërgjyshi im Simon Shuteriqi

"Njëri prej 32 delegatëve ishte edhe stërgjyshi im nga nëna, Simon Shuteriqi. Në vitin 1908 ai ishte vetëm 25 vjeç"